Librazhd, Rama: Taulanti është
si ju dhe ju do t'ia dilni si ai
Kryetari i PS-së, Edi Rama ka zhvilluar një miting elektoral në Librazhd, në sheshin e qytetit, në kushtet e të nxehtit, ku ai vlerësoi praninë e mbështetësve të PS-së, që e konsideroi në veçanti krenari të ligjshme për djalin librazhdas, kandidatin Taulant Balla.
LIBRAZHD – Kryetari i PS-së, Edi Rama, pasi ka lënë Peqinin dhe i është drejtuar qytetit të Librazhdit, ku ka zhvilluar takimin elektoral të radhës që në mbrëmje do të mbyllet në qytetin e Korçës. Takimi u zvillua në mesditë në sheshin e qytetit, në kushtet e të nxehtit, por Rama vlerësoi praninë e mbështetësve të PS-së, që e konsideroi në veçanti krenari të ligjshme për djalin librazhdas, kandidatin Taulant Balla.
"Kjo prani e jashtëzakonshme tregon se njerëzit e zakonshëm të këtij qarku duan të dëshmojnë refuzimin për politikën e tuneleve. Këtë shesh e ka mbushur edhe krenaria juaj për Taulant Ballën, njeri si ju që do të punojë gjithnjë për ju. Tek Taulanti ju shikoni me të drejtë arsyen për të besuar se gjithkush mund t’ia dalë. Se nuk ka nevojë të jesh djali i këtij apo atij, por mjafton të jesh i talentuar, i vendosur dhe i mbështetur. Pra, ashtu siç Taulanti ia ka dalë, edhe ju do do t’ia dilni”, - theksoi ai. - "Qytetarë, shkoni kafene më kafene, lloto më lloto dhe çoni numrin 29, numrin e çlirimit nga barra e rëndë e një katragjyshi të stërlodhur me antiplumb, me 100 qen, me makina të blinduar. Hiqini nga qafa këto ngarkesa dhe jepini vetes mundësinë që qeverinë mos ta keni në zverk, por në krah",- shtoi Rama.- "Do të shkojmë para sëbashku jo në rrugën që afron Saliu, sepse para me Saliun do të thotë, para, drejt rrënimit. Ndaj, kujtoni mirë 44-ën dhe votoni 29-ën, çlirimin. Kujtoni se në dy mandate mori dy katra dhe dy katra për një katragjysh nuk ka më mundësi të tretë. Nuk ka për një malukat të lodhur që duhet të largohet, se nuk mund të largohet Shqipëria nga rruga e ëndrrave të veta. Gjashtë ditë kalojnë sa hap e mbyll sytë, prandaj mos mbyllni sytë, por votoni për Rilindjen".
Vetë kandidati Taulant Balla u paraqit i prekur para simpatizantëve dhe me lot në sy, për të parën herë, siç u shpreh ai vetë. "Kjo qeveri nuk bëri asgjë për punësimin, rrugët e Librazhdit, shëndetin publik, ndihmën ekonomike, - tha ai.- "Të jeni të bindur se pas 23 qershorit ai që do të rilindë Shqipërinë është Edi Rama. Ai do të jetë kryeministër. Do krijojmë 4 mijë vende pune. Do kthejmë gjykatën, prokurorinë, do rilindim arsimin, ndihmën ekonomike për çdo familje që meriton këtë sistem. Kemi shumë punë për të bërë pas 23 qesrhorit” - tha Balla duke ftuar edhe demokratët të bashkohen dhe të votojnë më 23 qershor listën e PS-së".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.8%
-
Të gabuar
68.7%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2773
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët
27 Nëntor, 21:04
-
Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument
27 Nëntor, 20:40
-
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur
27 Nëntor, 20:30
-
'Ajo duket e dehur', amerikanët të habitur nga gjendja e Kamala Harris në videomesazh: Mesa duket stafi i saj e urren (VIDEO)
27 Nëntor, 20:23
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet e kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat, e nuk hamë dot përshesh
27 Nëntor, 20:05
-
‘Je plagosur me çadër’, gazetari Mahmutaj tregon në Report Tv shantazhet për 21 janarin: U thash stop manipulimeve, ja si veprova
27 Nëntor, 20:00
-
Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat
27 Nëntor, 19:39
-
Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët
27 Nëntor, 19:37