LIBRAZHD - Reshjet e dendura të shiut shoqëruar me breshër dhe rrufe të forta kanë shkaktuar edhe një viktimë. Një 30- vjecare, nënë e dy fëmijëve, ka gjetur vdekjen si pasojë e rrufesë. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Pishkash të komunës Qukës.
Lirie Skura, 30 vjec, nënë e dy fëmijëve, ka qenë brenda në banesë me dy fëmijët e saj të mitur kur rrufeja e ka goditur per vdekje. Kanë qenë të miturit e saj ata, të cilët jane alarmuar dhe më pas fqinjët kanë lajmëruar Policinë si dhe ambulancën.
Menjëherë nëna e dy fëmijëve është dërguar në spital ku mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj si pasojë e goditjes së rrufesë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com