Trupi i tij është gjetur në gjendje të rëndë për jetën disa orë pas aksidentit dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Librazhdit.
Ndihma e dhenë nga stafi mjekësor, nuk ka shërbyer për ti shpëtuar jetën 50 vjeçarit, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra në pjesë të ndryshme të trupit.
Familjarët i kanë treguar Policisë se 50 vjeçari kishte dalë herët në mëngjes me bagëtitë. Ndërkohë, Policia e ka percaktuar ngjarjen si aksidentale, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur ngjarjen e plotë.