50-vjeçari Idriz Byçi është qëlluar me sëpatë në kokë nga Fiqiri Askurti, 51-vjeç, duke humbur jetën në vend. Policia bën të ditur se nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, por viktima është goditur në momentin kur ka qenë duke pastruar rrugën e fshatit.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe arrestoi menjëherë autorin e krimit, i cili sipas bluve dyshohet të jetë i sëmurë mendor.
Flasin banorët: E goditi befasisht, autori s'është në rregull
Banorët e fshatit Zdrajsh të Librazhdit janë të tronditur nga krimi i rëndë i ndodhur paraditen e kësaj të enjte, ku Fiqir Askurti 51-vjeç goditi për vdekje me sëpatë, Idriz Byçi rreth 250-vjeç.
Një prej banorëve ka thënë se autori e ka goditur befasisht viktimën, në momentin kur ky i fundit po pastronte rrugën e fshatit. "Idrizi ishte duke pastruar degët, ai ka ardhur befasisht dhe e ka goditur. Si ka ndodhur? Është punë kilometrazhi (është i sëmurë mendor)", thotë ai.
Njoftimi i policisë:
Policia arreston në kohë reale autorin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Zdrajç
Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Zdrajç Librazhd, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Librazhd, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Fiqeri Askurti, 51 vjeç banues në fshatin Zdrajç Librazhd. Kapja dhe ndalimi i tij, u bë në një zonë pyjore në fshatin Zdrajç pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar nga shërbimet e policisë.
Shtetasi i lartpërmendur për motive të dobëta në fshatin Zdrajç Librazhd dyshohet të ketë vrarë me sende të forta ( sopatë) shtetasin Idriz Byci rreth 50 vjeç i cili kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje" parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
[gallery]25403[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO








