Një kioskë dhe dy automjete janë janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në aksin Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Xhyrë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, megjithatë nuk përjashtohet pista e ndonjë shkëndije elektrike.

“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Hotolisht, ka rënë zjarr në minimarketin në pronësi të shtetasit S. G. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme materiale në minimarket, si dhe janë djegur dy automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve R. S. dhe G. Xh”, njoftoi sot policia.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.