Shumica e të rinjve po krijojnë varësi ndaj rrjeteve sociale e ndërkohë koha e lirë e tyre nuk është më si dikur duke lexuar libra apo duke u marë me aktivitet fizik, por preferojnë të ulen në kafene apo të lundrojnë në internet. Fundjava për shumë të rinj në Tiranë ofron disa mundësi, si një shëtitje nga liqeni apo duke dalë me shoqërinë, por për Report Tv vetë ata pohojnë se më shumë kohë ia kushtojnë rrjeteve sociale.
Të rinjtë pohojnë se e kanë shumë të vështirë që ta lidhin aktin e të lexuarit me kënaqësinë, në epokën e “internetit”. Madje rrjetet sociale përdoren jo vetëm gjatë kohës së lirë, por edhe në praninë e njerëzve të tjerë, në autobuz, në kafene, në takime të rëndësishme etj.
‘’Sot kam ardhur në parkun e liqenit, por zakonisht nuk vij shpesh. Kohën e lirë e kaloj në kafe dhe më tepër në internet, ndrësa libra jo. Rri gati 3 orë në internet, ndoshta dhe më tepër’’ pohon një i ri.
Po ashtu edhe dy vajza të reja na thonë se pas studimeve kohën më të madhe e kalojnë me rrjetet sociale.
Gjatë fundjavave ata që më së shumti janë frekuestuesit e liqenit janë familjarët apo pensionistët, të cilët ecin disa kilometra në këmbë.
‘’Në kemi ardhur familjarisht dhe me një grup shoqëror. Vijmë nga liqeni sidomos tani që dhe koha është e mirë dhe zakonisht ditëve të pushimit. Nuk kemi shumë alternativa për të kaluar kohën e lirë’’ thotë një zonjë.
Ndërsa disa të tjerë pohojnë se Tirana si kryeqendra e vendit ka shumë popullim, por një racionim i kohës, do të mundësonte dhe shkëputjen nga koha e tepërt e qëndrimit në internet apo në kafe, duke ja kushtuar këto orë aktivitetit fizik, apo dhe leximit të librave që tani mund të gjenden edhe on line.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Programi i Praktikave të Punës, Rama të rinjve: Shfrytëzojeni këtë mundësi në Administratë, sot na shohin me respekt! Deri dje na konsideronin si komshi që duhej hequr qafe!
8 Tetor, 19:22
-
Dhunë e urrejtje në Tik-Tok, sherret përfundojnë në rrugë! A duhet të ndalohet si aplikacion? Flasin të rinjtë: Të shtohet kontrolli
27 Nëntor 2023, 20:29
-
VIDEO/ Eksperienca unike e ngjitjes në malin e Gjallicës, 40 të rinj hiking në majën më të lartë të Kukësit
17 Tetor 2023, 17:16
-
Shifrat/ 13% e të rinjve 25-29 vjeç nuk duan të punojnë
31 Korrik 2023, 08:04
-
Strategjia Kombëtare e Rinisë, Muzhaqi mblidhet me të rinjtë: Vlerësojmë impaktin në jetën e tyre të përditshme
6 Korrik 2023, 20:03
-
Të rinjtë ikin dhe nuk ‘duan’ të punojnë, popullsia e grupmoshës 15-29 vjeç shënon nivelin më të lartë nga 2019-a
26 Qershor 2023, 07:20
-
Ministrja Muzhaqi: Hapen aplikimet për praktikat e punës në administratë, ja si mund të aplikojnë të rinjtë
2 Qershor 2023, 15:29
-
Shkakton kanabisi depresionet apo depresionet bëjnë që të përdoret kanabisi?
2 Qershor 2023, 13:13
-
Fenomeni ‘Tik-Tok’ mban të gozhduar para ekranit adoleshentët, sociologët: Janë të ndjeshëm nga komentet, duhet kontroll nga mësuesit e prindërit
18 Maj 2023, 20:38
-
Braktisja e hershme e arsimit nga të rinjtë, Shqipëria sa trefishi i rajonit me 2021
8 Maj 2023, 07:07
-
Miratohet programi për nxitjen e punësimit tek të rinjtë! Kurs profesional falas për moshat 15-29 vjeç, më pas integrohen në punë
27 Prill 2023, 10:13
-
Bizneset kërkojnë punëtorët me ‘lupë’, të rinjtë për Report Tv: Ambiente toksike, paga të ulëta! Kërkojmë diçka të përkohshme se do ikim jashtë
18 Prill 2023, 15:17