Libri Fenomeni “Vajza onlain” në shqip

Libri Fenomeni “Vajza onlain” në shqip
Libri Fenomeni “Vajza onlain” në shqip Një nga librat më të suksesshëm të këtij viti në Angli vjen edhe në shqip. “Vajza Onlain” rrëfen në shqip nga shtëpia botuese “Botart”, ndjenjat e saj të fshehta, djemtë, familjen e saj të krisur, dhe çdo çast të jetës së saj.

Zoe Sugg, e njohur si Zoella, është një blogere me video (vloger) nga Brajtëni i Britanisë së Madhe. Video-postimet e saj për bukurinë, modën dhe stilin e jetesës, i kanë sjellë miliona të abonuar në YouTube, me shikues që sa vijnë e shtohen nga muaji në muaj.

Ajo fitoi çmimin Cosmopolitan Blog Award për Blogun më të Mirë të Bukurisë dhe vijoi me Vlogerja më e Mirë e Bukurisë. Zoe ka marrë edhe çmimin Vlogerja më e Mirë Britanike në Radio Teen Awards, çmimin e Të Përzgjedhurës së të Rinjve Nickelodeon si vlogerja më e pëlqyer e Britanisë së Madhe dhe kandidonte si Ylli i Rrjetit për Modën e Bukurinë në Teen Choice Awards. Dedikimi i autores

Dua t’ia kushtoj këtë libër të gjithë njerëzve që më ndihmuan ta bëja realitet. Të gjithë atyre që ndjekin kanalin tim, që shikojnë videot e mia dhe lexojnë blogun tim, qofshin ndjekës besnikë që nga viti 2009, ashtu si edhe ata që e zbuluan dje. Mbështetja juaj është gjithçka për mua. Nuk gjej fjalë ta përshkruaj se sa shumë e dua cilindo prej jush, pasi pa ju këtë libër nuk do ta kisha në duar.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’