Qindra lexues kanë qëndruar në radhë për më shumë se një orë për të nënshkruar librin e Helena Kadaresë, në pallatin e Kongreseve, ku po mbahet panairi i 14-të i Librit, pranë stendës së Onufrit. Znj.Kadare ka mbërritur aty në orën 18:00 dhe për më më shumë se 40 minuta ka nënshkruar pa pushim librin e saj “Kohë e pamjaftueshme”, kushtuar jetës së saj me shkrimitarin Ismail Kadare.
Në një hapësirë pushimi Helena Kadare iu është përgjigjur interes të gazetarëve dhe ka reaguar për debatet më të fundit që janë hapur rreth librit të saj. “Media të ndryshme e kanë pasqyruar shumë mirë librin tim, por një pjesë kanë abuzuar, duke ngritur debate të ulëta e aspak serioze karshi nëj libri që është shkruar me shumë seriozitet”, tha znj.Kadare, duke iu referuar debateve të hapura për flirtet e shkrimtarit, që sipas saj zënën një vend shumë të vogël e të parëndësishëm në libër përkrah ngjarjeve tepër të rëndësishme qe trajtohen në të”.
Helena Kadare tha se procesi i shkrimit të këtij libri ka qenë sa i vështirë po aq edhe i bukur, dhe se shkrimtari Ismail Kadare ka qenë kritiku dhe njëkohësisht mbështetësi i saj më i madh. Helena ka kujtuar një fakt interesant, që para se ta botonte librin, shkrimtari i kishte thënë të hiqte 100 faqe nga libri. “Ishin histori të shoqeve e të njohurave të mia, të cilat sipas Ismailit nuk kishin vend në atë libër”, tha ajo. Sa i takon pritjes dhe paragjykimeve të publikut dhe se a ishte gati lexuesi shqipatr për nëj libër të tillë kaq ngacmues, znj.Kadare tha se një pjesë e mirë e kanë pritur ngrohtë.
Pas botimit në Francë kam marrë mesazhe të mrekullueshme edhe nga njerëz të panjohur. Kjo më bindi se ishte koha për ta botuar edhe në Shqipëri”, tha shkrimtarja, ndërsa iu rikthye sërish autografeve dhe radhëve të gjata të lexuesve që e prisnin në radhë pranë stendës së Onufrit.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.5%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 1321
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25
-
Dosja e Suel Çelës/ Flamur Vezaj nxjerr zbuluar Artan Hoxhën: Kurrë s’kam marrë favore, as s'kam pranuar ndërhyrje
28 Nëntor, 19:18
-
A do të dërgojë NATO ushtarë në Ukrainë? Mark Rutte: Do të sigurohemi që ukrainasit ta vazhdojnë këtë luftë
28 Nëntor, 19:08