Në librin e tij me titull "Nafta dhe politika", të sapobotuar, ass.prof. dr. Maksim Shuli (foto) pohon se debati që bëhet aktualisht për problemin e kufijve të Greqisë me vendin tonë ka lidhje me zonën Joni-5, ku janë evidentuar struktura prognoze për naftë e gaz, që mund të rezultojnë në qindra miliona tojn naftë dhe miliarda metra kub gaz. Më parë se të dalin rezultatet e zbulimeve të nëndetit, sipas tij, duhet me çdo kusht të arrihet një marrëveshje për ngritjen e një komisioni të përbashkët tripalësh Shqipëri-Itali-Greqi, që duhet konstituuar sa më shpejt, për të definuar kufijtë detarë. Nëse një strukturë gjigande me potencial nafte e gazi do të dalë në kufirin detar mes tre shteteve (dhe kjo konsiderohet e mundshme!), atëhere do të daloë si domosdoshmëri ekzistenca e një komisioni të tillë ndërshtetëror.
Shuli vijon duke shkruar se Italia ka kërkuar të jetë palë, por shteti shqiptar nuk e ka ftuar, në negociatat me palën greke lidhur me përcaktimin e kufijve detarë. Ky problem duhet të zgjidhet me njerëz të ndershëm, patriotë dhe sa më shpejt, thekson ai dhe jo me njerëz të shitur ose që janë gati të hyjnë në komisione të tilla për t'u shitur. Ky nuk duhet të jetë një problem i vështirë, pasi mjafton që Shqipëria dhe Italia të kërkojnë asistencën e BE-së ku ato dy vende janë pjesë. Por, deri tani, qeveria 'Berisha' çdo veprim me Greqinë e ka bërë e vetme, pa u konsultuar as me Romën dhe as me Brukselin.
Në libër autori thekson se sigurisht që naftë do të zbulohet në të ardhmen sepse strukturat tona analoge gjenden me naftë dhe ne po i shfrytëzojmë ato. Edhe shteti grek pikërisht në vazhdimin e strukturave analoge me tonat filloi kërkimet për naftë e gaz në det. Prandaj, ndarja e kufijve detarë është një problem imediat dhe duhet të bëhet, ndoshta edhe me ndihmën e një komisioni të Bashkimit Evropian.
Fakt është që, për kërkimet në det, të cilat Greqia i ka filluar tani, ne i kemi nisur shumë më parë dhe jemi mjaft para tyre, si në kërkime ashtu edhe në zbulim e përpunim të të dhënave.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com