Të gjithë administratorët e pallateve aktualë do ti nenshtrohen procesit të licensimit njësoj si administratorët e rinj që do të zgjidhen. Në një intervistë për Report tv nënkryetari i bashkisë së Tiranës Andi seferi sqaron se si do të funksionojë procesi i licensimit.
"Bashkia e Tiranës do të fillojë procedurën e licencimit, një figurë që do të zgjidhet nga vetë banorët e pallateve, do të trajnohen për tu licencuar në funksion të pallateve"-tha Seferi.
Po ashtu Seferi thotë se administrator i pallatit do të bashkëpunojë me ndërlidhësin e komunitetiti dhe administratorin e njësisë.
"Një tjetër figurë në ndihmë të banorëve është ndërlidhësi komunitarë, përfshin një numër banorësh më të madh, nga 2000 -2500. Hallka e tretë është administratori i tretë është administratori"-tha Seferi
Ndërkohë nënkryetai njofton se projekti pilot do të nisë së shpejti e u bën thirrje qytetarëve që te jënë bashkëpunues.
"Në vijim fillon pilotimi, i bëj thirrje qytetarëve që të solidarizohen me këtë figurë të re që po krijon Bashkia"-u shpreh ai
Redaksia
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO