Liceu Artistik 'Jordan Misja' dhe Shkolla Koreografike në Tiranë me status! Kanë autonomi menaxheriale dhe financiare

Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe Shkolla Koreografike në Tiranë kanë marrë ‘Statusin e Veçantë’ nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, një njohje që i jep autonominë menaxheriale dhe financiare këtyre dy shkollave me orientim artistik.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, i dorëzoi në mënyrë simbolike Statusin e Veçantë dy shkollave në një ceremoni zyrtare organizuar me këtë rast.

“Statusi i veçantë që ne sot u japim dy shkollave më në zë, shkollave me nivel kombëtar, që është Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe Shkolla Koreografike është një status i cili mundëson një autonomi të menaxhimit të shkollës por dhe një ngritje të nivelit të cilësisë së shkollës përmes përfshirjes, jo vetëm të roleve të reja në shkollë por edhe përmes statusit të veçantë që u jepet sot shkollave dhe që do t'iu mundësojë një buxhet më të rritur për shkollat, autonomi financiare, në mënyrë që shkollat të mund të rrisë fondet e tyre edhe nëpërmjet të tretëve përmes aplikimeve për projekte, shfaqjeve të ndryshme që mund të ofrojnë dhe mund të mbledhin të ardhurat dhe ti përdorin për investime brenda shkollës”, tha Manastirliu.

 Ministrja e Arsimit dhe Sportit vuri theksin edhe tek modernizimi i kurrikulës artistike, duke theksuar nevojën për lidhje më të forta mes shkollave artistike dhe Universitetit të Arteve.

“Përveç autonomisë financiare të shkollës, një tjetër optimizim i përpjekjeve të përbashkëta për të rritur cilësinë është kurrikula artistike, e cila në fakt duhet modernizuar me ritmin e kohës, por ndërkohë, duhet ndërlidhur me Universitetin e Arteve. Sot më shumë se kurrë nevojitet që Universiteti të jetë më afër shkollave artistike. Dhe aq më tepër ju nëpërmjet kësaj formule të re të riorganizimit dhe funksionimit të shkollës artistike do të mundeni që të keni një lidhje më të integruar me Teatrin e Operas dhe Baletit dhe me teatrot e tjera artistike në të gjithë bashkitë ne vend si dhe me shkollat  që kanë klasat artistike dhe të cilat mbështesin fëmijët me prirje artistike dhe ju mund të filloni dhe procesin e rekrutimit të fëmijëve me prirje të veçanta që në momentin që janë në shkollën fillore.” , tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

 Në përfundim, Ministrja shprehu bindjen se ky status i veçantë do të përfaqësojë një hap të rëndësishëm drejt suksesit të shkollave artistike në Shqipëri.
"Jam e bindur që kjo do të jetë një histori suksesi për shkollat tona artistike," përfundoi Manastirliu.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja