Liderë botërore urojnë presidentin e ri të Frances dhe e ftojne atë për bisedime në vëndet që drejtojnë. Presindenti i Shba Barak Obama, kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri britanik David Kamerone dhe shumë liderë të tjerë të botës kanë uruar presindetin e ri te Frances, Hollande per fitoren në balotazhin e së djelës. Pasi e ka përgëzuar për këtë fitore, presidenti amerikan Barak Obama e ka ftuar homologun e tij francez në Shtëpinë e Bardhë, përpara samitit të G8 dhe atij të NATO-s, që mbahen këtë muaj në SHBA. Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka ftuar Hollande në Berlin për bisedime, ndërsa ministri i jashtëm gjerman Guido Ëesterëelle e ka cilësuar fitoren e tij “ngjarje historike” duke deklaruar se Gjermania dhe Franca do të punojnë së bashku për të ndihmuar BE-në të dalë nga kriza. Kryeministri britanik Dejvid Kameron ishte një tjetër lider botërore që u zotua se do të punojë me Hollande për të forcuar lidhjet mes Francës dhe Britanisë. Edhe liderët spanjollë, italianë dhe kanadezë uruan François Hollande i cili fitoi garën presidenciale në Francë me 51,9% të votave.
(ob/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(ob/shqiptarja.com)










