BRUKSEL- Liderët e G7 i kanë bërë thirrje Rusisë të nisë bisedimet me udhëheqësin e ri në Kiev për t’i dhënë fund krizës në Ukrainën Lindore. Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri britanik David Cameron u shprehën se Moska duhet ta njohë Petro Poroshenkon si president të Ukrainës, i cili merr zyrtarisht detyrën ditën e shtunë.
Në samitin e Brukselit liderët e G7 u shprehën se mbështesnin të gjithë zotin Poroshenko, ndërkohë që mbrojtën të drejtën kushtetuese të Ukrainës për të vendosur rendin në lindje. Gjithashtu ata i bënë thirrje Rusisë që mos të ndërhyjë më në Ukrainë dhe të ndërmarrë hapa për zbutjen e situatës.
President rus Vladimir Putin u takua me kryeministrin britanik David Cameron, i cili u shpreh se i përcolli presidentit Putin mesazhe të qarta dhe shumë të forta. Ky ishte takimi i parë i presidentit Putin me një lider perëndimor që pas nisjes së krizës në Ukrainë. Më pas ai u takua edhe me presidentin francez François Hollande.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com