Liderët e politikës bojkotojnë
festën e Fitër Bajramit

Liderët e politikës bojkotojnë<br />festën e Fitër Bajramit
TIRANE - Për herë të parë në një festë të rëndësishme për komunitetin mysliman në vend, kanë munguar urimet e drejtëpërdrejta të liderve politikë. Ndryshe nga vitet e kaluara, ku drejtuesit e lartë të vendit urojnë nëpërmjet vizitave në selinë e Komunitetit Mysliman në kryeqytet dje u vu re mungesa e tyre. Kreu i shtetit, Bujar Nishani uroi npërmes faqes zyrtare të Presidencës. “Ju uroj nga zemra Gëzuar Bajramin, festën më të madhe dhe më të bukur të myslimanëve, festën e të gjithëve, atë festë gjatë së cilës gëzohen pa dallim, i madh e i vogël, burra e gra, të varfër e të pasur, të gjithë nën shenjën e bashkimit dhe besimit të pafundëm dhe të pakushtëzuar ndaj Zotit.

Gëzuar pra këtë festë të shenjtë, e cila, pas sakrificës sjell shplodhjen, pas hezitimit bindjen, pas dobësisë forcimin, pas vuajtjes Besimin. Nga një Ramazan në tjetrin Ramazan, nga një sakrifikim në tjetrin, nga një Bajram në tjetrin Bajram, nga një festë në tjetrën festë, provojmë dhe dëshmojmë efektivisht besimin ndaj Zotit. Vetëm gëzim, lumturi dhe begati, dhe bekimin e Zotit, dashurinë e Zotit, ndihmën e Zotit, paqe e urtësi sjelltë për të gjithë kjo ditë, ky Bajram”, thuhet në mesazhin e Presidentit. Ndërkohë që kryeministri në detyrë, Sali Berisha ka uruar nëpërmjet Facebook ashtu si pasuesi i postit të tij, Edi Rama.

“Të dashur miq, besimtarët myslimanë shqiptarë, pas një muaj përkushtimi dhe sakrifice për Krijuesin, festojnë Fitër Bajramin si festën e mëshirës së Zotit ndaj nesh e devotshmërisë tonë ndaj Atij. Nëpërmjet sakrificave të këtij muaji, njerëzit përjetojnë më pranë vuajtjet e atyre që kanë mundësi më të pakta por njëkohësisht përjetojnë premtimin e Zotit që pas vështirësisë sakrificës, që qendron në themel të çdo arritjeje të njeriut, vjen lehtësimi, shpërblimi. Ndaj le të urojmë nga zemra që kjo ditë e shenjtë të sjellë shëndet, mbarësi, paqe, begati për të gjithë shqiptarët! përfundon mesazhi i tij. Ndërkohë që urimi i Ramës ishte: “Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj gëzuar Festën e Bajramit të Madh dhe mbarësia i priftë familjeve tuaja”, shkruan Rama në mesazhin e tij.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.09.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë