EGJIPT- Pas grushtit të shtetit në Egjipt, vendi islamik ka hapur një kapitull të ri. Liderët e rinj të Egjiptit konsiderohen si figura kyçe që do t’i japin një zgjidhje krizës politike në vend. 

Po kush janë ata. 

Adly Mansour, i cili më 1 qershor mori detyrën si shefi i drejtësisë së Gjykatës së Lartë Kushtetuese, tani e gjen veten si Presidenti i përkohshëm i Egjiptit. Lindur në vitin 1945, Mansour u bë gjykatës në vitin 1992, duke e bërë atë një nga gjyqtarët më jetëgjatë të saj.

Vëllazëria myslimane, organizata islamiste më e madhe e më e vjetër në Egjipt dhe gjykata Kushtetuese në mënyrë të përsëritur kanë pasur kontradikta në lidhje me përpjekjet e Mohamed Morsi-t për të ndryshuar kushtetutën.

Partia islamiste e ka parë atë si një “armik” dhe shpesh herë ka nxitur protesta të mëdha në vend. 
Me gjithë kontrollin e tij mbi institucionet politike të Egjiptit, Morsi kurrë nuk ishte në gjendje për të kontrolluar gjyqësorin, ku shumë prej gjykatësve u emëruan pas periudhës së Hosni Mubarak-ut.

Mohamed El Baradei, njihet më së miri si kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, institucioni i OKB-së për mbikëqyrjen e aktivitetit bërthamor. 

Ai shërbeu në këtë pozitë nga viti 1997 deri më 2009. Fituesi i çmimit Nobel të Paqes u kthye në vendin e tij në vitin 2010, pas 30 vjetësh , dhe u shqua për përpjekjet e tij kundër presidentit të atëhershëm, Hosni Mubarak. Ai ka luajtur një rol kyç në protestat që rrëzuan Mubarak-un nga pushteti, dhe doli si një figurë kyçe e opozitës.

Analistët e shikojnë El Baradei-n, si një politikan të moderuar, i cili udhëheq frontin opozitar, i përbërë nga grupe të ndryshme, përfshirë nacionalistët dhe partitë e majta e të qendrës.
Ai tani pritet që të marrë rolin e kryeministrit në një qeveri teknokrate që do të vendosë deri në zgjedhjet e reja parlamentare.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)