Liderët që udhëhoqën Tiranën
në 23 vjet, nga Kelmendi te Veliaj

Liderët që udhëhoqën Tiranën<br />në 23 vjet, nga Kelmendi te Veliaj
Kryeqyteti i Shqipërisë qe pas rënies se komunizmit është qeverisur 12 vjet nga e djathta me tre kryebashkiake dhe 11 vjet nga e majta me Edi Ramen.

Sali Kelmendi, i demokrateve ishte kryebashkiaku qe fitoi zgjedhjet e para pluraliste te mbajtura ne korrik 1992 dhe qeverisi Tiranën deri ne vitin 1996. Sali Kelmnendi do te mbahet mend vetëm si kryebashkiaku i pare pas komunizmit, periudhe qe shënoi hapjen ekonomike.

Ai u pasua ne këtë institucion nga një tjetër përfaqësues i PD-se, Albert Brojka, i cili fitoi zgjedhjet ne 20 tetor 1996, përballë Agim Fagut te Partisë Socialiste, dhe e drejtoi Tiranën një mandat.  Albert Brojka është kryebashkiaku qe qeverisi ne nje periudhe te paqëndrueshme politike nga trazirat e ’97. Brojka kujtohet per “lulëzimin” e kioskave ne Tirane.

Ne 10 tetor 2000, demokratet e humben kryeqytetin. Edi Rama fiton ndaj Besnik Mustafajit dhe qëndron ne këtë zyre për tre mandate me radhe. Rama arrin te munde ne 2003-shin Spartak Ngjelen dhe ne zgjedhjet e radhe ne 2007-en Sokol Olldashin. Edi Rama, kontestuar per stilin e qeverisjes se Tiranës aplikoi politika, te cilat konsiderohen transformuese: vendosi kontroll mbi territorin, shembi kioskat e ndërtoi pallate. Ne periudhën e tij, u shënua një bum ndërtimesh ne kryeqytet.

Ne vitin 2011, demokratet rikthehen ne krye te Tiranës me Lulzim Bashen, i cili me nje diference teper te ngushte votash mundi Edi Ramen. Lulzim Basha qeverisi ne nje periudhë kur ekonomia vendase pati renie, e sektori i ndërtimit hyri ne krize. Ai erdhi me premtime te mëdha e projekte strategjike. Basha premtoi se do te qeveriste me nje fryme e re -bashkia u përket qytetareve, dhe këta te fundit ne zgjedhjet e 21 qershorit, nuk e votuan atë, por zgjodhën Erjon Veliaj kryetar te ri.

Tirana sot përballet me papunësinë ne rritje, ndotjen e qytetit, mungesën e hapësirave te gjelbra dhe mbipopullimi ne shkolla/ Vizion Plus/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator