Liderët vendosin për Ushtrinë
para shpërndarjes së Kuvendit

Liderët vendosin për Ushtrinë<br />para shpërndarjes së Kuvendit
PRISHTINE- Nesër është paralajmëruar takimi i liderëve për çështjen e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, takim që pritet të jetë përcaktues, para shpërndarjes së Kuvendit. Themelimi i ushtrisë nga parlamenti po kushtëzohet nga pakicat, të cilat po kërkojnë vazhdimin e mandateve të rezervuara. Pa votat e dy të tretave të deputetëve dhe votat e shumicës së pakicave në Kuvend, ligji nuk miratohet.

Kryeministri Thaçi tha gjatë ditës së djeshme se formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është shans që iu dha vendit tonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.Sipas tij Kosova nuk guxon ta humbë këtë rast historik për të formuar ushtrinë e saj.

Kreu i qeverisë beson se të hënën kryesia e Kuvendit do ta fusë këtë çështje në rend dite. Ai beson se para shpërbërjen së Kuvendit partitë politikë duhet t’i tejkalojnë interesat e tyre partiake.

E ndërkohë paralajmërohet për një takim të liderëve të partive politike ditën e hënë për të parë nëse plotësojnë kushtin që kanë komunitete pakicë për t’i votuar Forcat e Armatosura të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës do të votoj themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës thotë lideri i saj, Isa Mustafa, duke shtuar se nuk guxon të implikohet ky proces në pazare politike, por duke vlerësuar si të përmbushura detyrimet ndaj minoriteteve.

E ndërkohë paralajmërohet për një takim të liderëve të partive politike ditën e hënë për të parë nëse plotësojnë kushtin që kanë komunitete pakicë për t’i votuar Forcat e Armatosura të Kosovës.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike