Më datë 21 nëntor, Tirana do të mirëpresë Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos,  do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30. Pas 30 minutash kryeministri Edi Rama së bashku me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, do të mbajnë fjalën hapëse për të vijuar më pas me punimet e samitit.

Samiti do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët mes Edi Ramës dhe Marta Kos.

Agjenda

Ora: 09:30 – 12:00

Vendi: Pallati i Brigadave

09:30  - Mirëseardhja/ Doorstep Statements

10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan

Fjalët Hapëse

            •           Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

            •           Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS

11:30  - Foto Familjare

11:35 –  Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.