Liderët e BE-së bien darkord për
shpëtimin direkt të bankave

Liderët e BE-së bien darkord për<br />shpëtimin direkt të bankave
Bankat e vendeve të eurozonës që ndodhen në vështirësi do të ndihmohen në mënyrë direkte nga një fond i përbashkët shpëtimi i eurzonës, pa iu shtuar kjo shumë borxhit të vendit përkatës.

Liderët e BE kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët në samitin e Brukselit dhe kancelarja Merkel duket se është tërhequr pasi presidenti Hollande iu është bashkuar kryeministrave të Italisë dhe Spanjës në kërkesën e tyre.

Pas 13 orë bisedimesh presidenti i Këshillit të Europës Van Rompuy ka deklaruar se do të krijohet gjithashtu edhe një organ kontrollues për bankat e eurozonës dhe zonja Merkel ka fituar terren në kërkesën e saj që Brukseli të ketë më shumë kontroll në financat e vendeve të eurozonës.

Liderët ranë gjithashtu dakort për një paketë prej 120 miliradë euro që do të shërbejë për nxitjen e rritjes ekonomike.

Në tregjet aziatike, që hapen ta parat, lajmet nga Brukseli bënë që euro të fitonte terren ndaj dollarit.

Duke bërë të ditur marrëveshjen për shpëtimin e bankave në mënyrë direkte nga një fond i përbashkët zoti Van Rompuy tha se kjo “do të prishë rrethin vicioz” mes bankave dhe qeverive kombëtare.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët