Udhëheqësit e BE janë bashkuar me anë të një konference telefonike për të diskutuar armëpushimin Ukrainë-Rusi. Ky takim virtual i liderve kryesorë të BE-së vjen pas raporteve të fundit për përleshje masive, ku mbetën të vrarë pesë ushtarë dhe 17 të tjerë u plagosën vetëm gjatë dy ditëve në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Ndërkohë, persona të zemëruar u mblodhën jashtë zyrave të presidentit Poroshenko për të protestuar ndaj armëpushimit të së premtes, i cili nuk u vu në zbatim. Madje demonstruesit shkuan deri aty sa thanë se armëpushimi nuk ka sjellë gjë tjetër veç vrasjes së ushtarëve ukrainas. 

Nga ana tjetër, Bashkimi Europian ka kërcënuar se do të vendosë më shumë sanksione mbi Rusinë, nëse presidenti Vladimir Putin nuk qetëson situatën. Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, François Hollande mblidhen për herë të dytë me Poroshenkon dhe Putin për të biseduar konfliktin në lindje të Ukrainës. Që të premten, Merkel paralajmëroi Rusinë për sanksione më drastike nëse nuk shënon progres në planin e paqes.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)