Liderët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut takohen me Kurtin në Prishtinë: Presidenti duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve

Liderët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut takohen me Kurtin në Prishtinë: Presidenti duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve

Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, kanë pritur sot në takim iderët e katër partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut, kryetarin e Gostivarit dhe Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin, deputetin Izet Mexhiti dhe deputetin Afrim Gashi.

Në takim, katër politikanët nga Maqedonia e Veriut shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut.

“Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

“Temë e diskutimit ishte edhe situata shoqërore e ekonomike e komunitetit shqiptar në Maqedoni të Veriut, nevoja për demokraci e stabilitet si dhe përmirësim e mbarëvajtje të raporteve mes komuniteteve etnike në atë vend, gjë të për të cilën Kosova vetë është shembull, por edhe e promovon dhe e mbështet”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 31/01/2024 12:48

    Nje magar qe kshillon kurrcin me emrin qoku deklaroi se kryeministri Xhaferi sikur te ishte shqiptar duhej te shkonte dhe te hetohet para deshmoreve nderkohe zoti Menduh Thaqi deklaroi se ai as shqip nuk ka folur kurre ne maqedoni dhe çdo her ka qene me parti maqedonase, sot ky qoku dhe shefi i tij paskan pritur nje grup qe sperfaqsojne asgje po per çfar se din askush,mir qe Xhaferi nuk paska vler per qokun po keta qe shkojne ne qenefin e quajtur VV-c çfar vlere kan athua.

    Përgjigju
  • Arberi: 30/01/2024 23:23

    Po c'pune ka Albin Kurti me zgjedhjen e Presidentit te Maqedonise veriut.Ato persona qe ai ka ftue,nuk kane asnje peshe me zgjedh nje kryetar komune ,jo te zgjedhin nje President.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit