Të martën, kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke udhëtuan për në Kiev ku u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Kryeministri slloven Janez Jansa u tha popullit të Ukrainës: "Ju nuk jeni vetëm. Lufta juaj është lufta jonë dhe së bashku do të fitojmë".
Kryeministri çek Petr Fiala tha: "Ju po luftoni për jetën tuaj, lirinë tuaj. Por ne e dimë se ju po luftoni gjithashtu për jetën dhe lirinë tonë."
"Ne e admirojmë guximin tuaj dhe do të vazhdojmë të ofrojmë më shumë ndihmë dhe mbështetje," vazhdoi ai, duke shtuar se "Evropa qëndron me" popullin e Ukrainës.
Të dy udhëheqësit thanë gjithashtu, në gjuhën ukrainase, "Lavdi Ukrainës". Vizita ishte e para nga ndonjë lider i huaj në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë muajin e kaluar.
Lajmi kryesor:
Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme










