Lidhjet e Hamasit me Arabinë Saudite, dikur një përkrahëse kryesor, u shkëputën vitet e fundit për shkak se monarkia u dobësua prej lëvizjeve politike islame në prag të Pranverës Arabe dhe të destabilitetit që pasoi.
Lëvizja islamike, që ka kontroll "de facto" Rripin e Gazës, ka kaluar situata të rënda me Iranin për mbështetjen që i ka dhënë presidentit sirian Bashar al-Assad, duke qenë se anëtarët e Hamasit simpatizojnë më shumë rebelët sunitë.
Faqja online Sawa me bazë në Gaza raporton se ky takim ishte niveli më i lartë i bisedimeve mes palëve në këto tre vitet e fundit.
Arabia Saudite u përpoq në vitin 2007 për të pajtuar Hamasin dhe lëvizjen Fatah, që drejton Bregun Perëndimor, por marrëveshja dështoi.
