PYONGYANG - Shefi i Ushtrisë së Koresë së Veriut është shkarkuar nga detyra, një lëvizje kjo krejt e papritur që ka kapur në befasi analistët jashtë vendit komunist. Ri Young-ho mbante edhe postin e zv/kryetarit në Komisionin Qendror Ushtarak si dhe ishte një figurë e lartë e Partisë së Punëtorëve që drejton vendin komunist.
Media shtetërore koreanoveriore njoftoi se vendimi u morr në një mbledhje të byrosë politike të dielën dhe zoti Ri u shkarkua për arsye të shëndetit të tij jo të mirë.
Gazetarët dhe autoritetet në Seul, në Korenë e Jugut, e kanë marrë të befasuar lajmin. “Është krejt e pazakontë që media koreanoveriore të japë njoftimin e një shkarkimi të këtij rangu kaq shpejt, një mbledhje e kryer dje njoftohet sot në mëngjes. Do ta ndjekim me vëmendje situatën” tha një zëdhënës i Ministrisë së Bashkimit në Seul.
Gazetarja e BBC në Seul Lucy Williamson thotë se pak njerëz e besojnë variantin e shkaqeve shëndetësore.
Ri Young-ho u vendos në drejtimin e ushtrisë tre vjet më parë nga Kim Yong Il, babai i liderit të sotëm Kim Young Un. Ri mendohej se ishte vendosur për t’u kujdesur që kalimi i pushtetit te i riu Kim Young Un, pa eksperiencën e duhur, të ishte pa probleme.
Shkarkimi i tij nga të gjitha postet tregon ose një luftë të brendshme në nivelet drejtuese, ose një spastrim që ka si qëllim të çimentojë pushtetin e liderit të ri.
(km/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com