Lideri i opozitës turke: Pas grushtit
 të shtetit qëndron Fetullah Gylen

Lideri i opozitës turke: Pas grushtit<br /> të shtetit qëndron Fetullah Gylen
Lideri i opozitës turke, Kemal Kiliçdaroglu ka deklaruar se pas grushtit të shtetit në Turqi qëndron Fetullah Gylen.

"Boll me gjuetinë e shtrigave kundër të pafajshmëve, pasi pas grushtit të dështuar të shtetit qëndron lëvizja e Gulenit, sepse akuzat kundër tij janë bazuar në fakte", deklaroi lideri i opozitës turke në një intervistë për të përditshmen gjermane ”Bild”.

Lideri i opozitës turke këmbëngul se akuzat kundër lëvizjes Gylen janë  të bazuara në fakte.

Ka fakte kokëforta, sipas të cilave pjesë të kësaj lëvizjeje janë të lidhura me forcat e armatosura që tentuan grushtin e shtetit… Turqia duhet të ecë përpara në mënyrë demokratike”, theksoi ai.

Kreu i opozitës në Turqi, Kiliçdaroglu thekson se Erdogan nuk është kritikuar sa duhet në nivel ndërkombëtar për represionin e tij. Sipas tij, Merkel dhe institucionet e BE duhej të protestonin në mënyrë më të ashpër lidhur me metodat e tij antidemokratike.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë