Lideri i Vetëvendosjes, Kurti: Lista
Serbe është një formacion çetnik
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e XII të Këshillit të Përgjithshëm të saj, ku mes tjerash është folur edhe për zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në Kosovë.
PRISHTINË - Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e XII të Këshillit të Përgjithshëm të saj, ku mes tjerash është folur edhe për zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në Kosovë.
Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ka thënë se 2014-ta është vit shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe se vitin e ardhshëm duhet të ngjallet shpresa për zhvillim.
“Sfidat për Vetëvendosjes në vitin 2014 nuk do të jenë vetëm elektorale. Si dhuratë për vitin e ri duan të shesin PTK-në, ndërkaq në vitin e ardhshëm t’i vazhdojnë ulëset e rezervuara përtej planit të padrejtë të Ahtisaarit. Kurse, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ta sjellin në kuvend Listën Serbe, një formacion ky çetnik e i përbërë prej çetnikëve. Në Listën Serbe nuk janë thjesht serbë, ata janë çetnikë”, ka thënë Kurti para të pranishmëve.
Kurti ka thënë se Vetëvendosje ka pasur të drejtë kur ka protestuar kundër mbajtjes se seancës për ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë, kur janë vendosur pano me parulla në kuvend kundër amnistimint, siç është shprehur ai, të kriminelëve serbë.
“Deputetët dhe analistë e regjimit merreshin aq shumë atëbotë me ne, e tash ja ku i kemi çetnikët në pushtet në nëntë komuna të Kosovës. Kur ne thoshim se po sajohet Republika Serbe në Kosovë, na shanin e na fyenin e zgërdhiheshin; tash të gjithë po thonë se Republika Serbe është rrezik fort i mundshëme, por kjo është tepër pak, tepër vonë dhe aspak e sinqertë”, ka thënë Kurti.
Ai u ka bërë sërish thirrje të gjitha subjekteve politike dhe po ashtu deputetëve që t’u thonë ‘jo’ ulëseve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, pasi që, sipas tij, në atë mënyrë do t’i thonin po demokracisë.
“U thoni jo çetnikëve të Listës Serbe se kështu i thoni po republikës dhe historisë sonë. I thoni jo Qeverise Thaçi, sepse kështu i thoni po popullit dhe ardhmërisë se fëmijëve tuaj”, ka thënë mes tjerash Kurti në mbledhjen e XII të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com/rel)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50