Lideri opozitar rus pas rehabilitimit nga helmimi i vendosur të kthehet në Rusi

 Lideri opozitar rus pas rehabilitimit nga helmimi i vendosur të kthehet në Rusi

Aleksei Navalny, lideri opozitar rus në një intervistë për CBS është shprehur i gatshëm që të kthehet në Rusi, edhe pse Kremlini është duke bërë gjithçka të mundur për ta parandaluar kthimin e tij në Rusi.

 Ai foli nga Berlini, ku po shërohet nga helmimi me agjentin nervor Noviçok dhe laboratorë të pavarur në Gjermani, Francë dhe Suedi, si dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike kanë konfirmuar se Navalny është helmuar meagjentin nervor sovjetik. Kremlini e mohon helmimin e tij dhe Qeveria ruse i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të hapur hetime në lidhje me rastin. Navalny, kritik i presidentit rus, Vladimir Putin, përsëriti për CBS-in se është i sigurt se Putin është përgjegjës për helmimin e tij. “Unë mendoj se Putin përdor armë kimike për të bërë dy gjëra – për të më vrarë dhe për t’i tmerruar të tjerët”, tha Navalny.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian  ra dakord që të vendosë sanksione kundër gjashtë zyrtarëve rusë dhe një subjekti, për helmimin e tij.  Navalny ka dalë nga spitali në Berlin më 22 shtator, pasi ka kaluar 32 ditë në klinikë. Sipas CBS-it, ai është ende nën mbrojtjen e Qeverisë gjermane, sepse ka frikë se mund të jetë shënjestër e një helmimi tjetër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja