Kryedemokrati Sali Berisha u përball me kritika në foltoren e radhës me të rinjtë e Forumit Rinor të PD.

Kreu i FRPD Durrës, Shyqyri Myrtollari i tha Berishës Foltoret para Kryeministrisë nuk e mundin kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, lidershipi i PD duhet të bëjë më shumë.

“Unë i qëndroj asaj që tha Glauku, që problemet tona të mëdha nuk duhet të diskutohen me kamera dhe live. Do të jemi shumë diskretë, kam një kritikë të madhe për lidershipin e PD që në mbledhje para se gjërat t’i marrë vesh struktura, dalin me mesazhe në mediat kombëtare të vendit, nuk është e shëndetshme për një forcë politikë. Kjo nuk është normale. Jo më çfarë ka shtëpia i tregon fëmijë, sepse nuk janë fëmijë, janë politikanë që kanë përgjegjësi në supe, na përfaqësojnë ne. Mendoj që këto foltoret nuk mendoj se janë të mjaftueshme, duhet që çdo deputet i PD të dalë në zonë, të takojë qytetarët. Nuk mundemi ne këtë propagandë ta luftojmë, duhet të bëjmë të gjithë pak më tepër.", theksoi ai.


Lajmi kryesor:

'Foltoret, pa pjesëmarrje'/ Djali i Sokol Olldashit kritikon Berishën: Dalin dhe flasin njerëz të padenjë, po dëmtohet imazhi i PD (VIDEO)