ITALI- Një i ri shqiptar, rezident në Siena është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për një grabitje me dhunë një vit më parë, 15 shkurt të 2018.
28-vjeçari shqiptar së bashku me një tjetër person trokitën në derën e një të moshuari me pretekstin se promovonin kontrata të lira për energjinë elektrike
Pasi e shtrinë në tokë, i zunë gojën dhe e lidhën të moshuarin, ndërsa më pas morën një koleksion prej 20 orësh dhe u zhdukën.
I moshuari njoftoi policinë, ndërsa vetëm pas një viti hetimesh dhe denoncimeve të disa personave të tjerë që ishin grabitur shqiptari u arrestua.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari u zbulua, pasi një prej të moshuarve kishte arritur t’i shikonte nga dritarja dhe më pas i dha të dhënë të detajuara policisë duke çuar në identifikimin dhe arrestimin e tij.