Lidhi me zinxhir mbi makinë të birin e mitur se e 'turpëroi', arrestohet shqiptari në Itali

Lidhi me zinxhir mbi makinë të birin e mitur se e 'turpëroi', arrestohet shqiptari në Itali

Foto ilustruese

Një 54-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Caserta të Italisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj të birit 16 vjeç.

Ishte vetë i mituri që denoncoi të atin, ndërsa dëshmoi se ai e kishte lidhur me zinxhir mbi makinë sepse e kishte 'turpëruar' para një shoku.

Po ashtu ai rrëfeu se i ati e kishte goditur në kokë, duke i shkaktuar një dëmtim dhe se e rrihte shpesh me tub uji.

Ai mundi të 'arratisej' nga shtëpia dhe shkoi në polici duke denoncuar dhunën që prej vitesh vuanin ai dhe ëma, po ashtu shqiptare.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin