Lidhja e letërsisë me Dialektet
Debate në Bibliotekën Kombëtare

Lidhja e letërsisë me Dialektet<br />Debate në Bibliotekën Kombëtare
Marrëdhënia e letërsise shqipe me dialektet; specifikat e periudhave të ndryshme të kësaj letërsie në marrëdheniet me dialektet; veçantitë e dy dialekteve në marrëdhënie me letërsinë shqipe; veçantinë e dialekteve me gjinitë e letrare, veçantitë e letërsisë shqipe të shkruar ndër shqiptarë pas vendosjes së standardit.

Këto do të jenë disa nga temat që do të trajtohen në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Letërsia shqipe dhe dialekti”. Organizatorët pohojnë se konferenca “do të mbahet në kontekstin e rikthimit të një debati shkencor (dhe jo vetëm) mbi “paprekshmërinë” e standarsdit, kjo konferencë ofron kënde të reja për nga mund të kqyren rezualtatet dhe pasojat e standartizimit gjuhësor në letërsinë shqipe“.

Sipas tyre kjo konferencë shtron për diskutim një prerje tjetër të rrugëtimit të Historisë së letërsisë shqipe që nga fillimet deri më sot. Prerja me bazë dialektin nuk është e re në studimet shqiptare mbi letërsinë sidomos në një letërsi si e jona që dialektin e ka qendror për një periudhë shumë të gjatë (1555-1972). Ndër asyetimet dhe debatet mbi shkrimin e letërsisë shqipe në raport me dialektet e saj, bien në sy edhe ato të F. Konicës, Gj. Fishtës, N. Mjedës, S. Rizës, E. Çabejt, N. Resulit, Dh. Shuteriqit, A. Pipës, M. Camajt, R. Qoses, R. Ismailit, S. Hamitit, Xh. Lloshit etj.

“Mënyra sesi dialektet kanë bashkëjetuar në letërsinë kombëtare, sesi janë diferencuar në nivel të idiolektit të letërsisë, sesi kanë rrezatuar fillimisht në krijimin e “ishujve letrarë dialektalë” e më pas sesi fatet e tyre janë marrë në dorë nga politikat gjuhësore shtetërore na lejojnë sot të ndërmarrim shqyrtime të larmishme, nga ato sasioret deri tek tiparet e shkrimit autorial. “, shprehen organizatorët.

letersia shqipe

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin