Fatjon Karmeshtna ishte punëtor i çifitit Satedin dhe Suela Sula në mobilierinë e tyre në Bushat të Shkodrës, aty ku ka ndodhur krimi në prill të 2016-ës. Për Fatjon Karmeshtën Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi dje masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve për këtë krim.

Krim për të cilin në pranga është dhe Sadetin Sula, burri i viktimës Suela Sula. Nga hetimet ka rezultuar se shkak i këtij krimi të urdhëruar nga Sadetin Sula ka qenë dyshimi i tij se bashkëshortja Suela e tradhtonte dhe në rast të një divorci ajo do t’i merrte gjysmën e pasurisë.

Por njëherësh prokuroria gjatë leximit të kërkesës së saj evidentoi se disa ditë para vrasjes, Suela Sula, kishte përgjuar 5 herë me telefon Fatjon Karmeshtën dhe burrin e saj, Satedin Sula, të cilët kishin raport të ngushtë. Vetë Karmeshtna i akuzuar për këtë vrasje u pyet nga gjyqtari Klodian Kurushi nëse do të tregonte rrethana të krimit, por ai u shpreh se ndihej i tronditur psikologjikisht dhe në pamundësi për folur duke kërkuar kohë.

Analiza e ADN-së
Sipas prokurorit Henrik Ligori ka qenë analiza e ADN-s ajo e cila ka faktuar se në thonjtë e gishtave të dorës së viktimës kishte mbetje biologjike të përputhshme me ADN e Karmeshtës. Këto mbetje sqaroi prokurori janë krijuar teksa e ndjera ka tentuar të vetmbrohet teksa është vrarë duke u mbytur me duar në fyt nga punëtori që ajo kishte në mobilierin e saj. 

Ndërsa në seancën që mbahet ndaj bashkëshortit të viktimës më datë 26 Janar 2018 prokurori Ligori sqaroi se do të paraqesë disa përgjime telefonike mes Sadetin dhe Fatjonit ku provohet se ata kanë biseduar në lidhje me Suelën.
Fatjon Karmeshta
Fatjon Karmeshta sot para gjykates

Raporti i ngushtë
Nga këqyrja e telefonit tëviktimës u përftuan disa regjistrime audio, ku i pandehuri bashkëbisedon edhe me një person të quajtur Fatjon Karmeshtna, me të cilin rezulton se ka një raport të ngushtë dhe bisedojnë për raportet e të pandehurit me bashkëshorten dhe dyshimet e tij rreth saj. 

Ky person është pyetur gjatë hetimeve paraprake, ka dhënë deklarime të rreme para prokurorit dhe në kontekstin e të gjitha indicjeve dyshohet se mund të jetë bashkëpunëtor në këtë vrasje, në rolin e ekzekutorit material të krimit. Regjistrimet u ekspertuan me vendim të gjykatës dhe ekspertët paraqitën në seancë gjyqësore aktin e ekspertimit Nr.12778, datë 24.11.2017. 

Për regjistrimet e kryera gjykata urdhëroi transkriptimin me vendim të ndërmjetëm, në seancën e datës 15 janar 2018. Duke qenë se situata provuese në drejtim të përfshirjes së të dyshuarit Fatjon Karmeshtna në krimin e vrasjes së viktimës Suela Sula kërkonte hetime më të thelluara, në rrugë operative, me anën e një shisheje uji që e përdori i dyshuari, me urdhër të prokurorit, u tentua të merrej material biologjik për të ndërtuar profilin gjenetik të AND-së së këtij shtetasi dhe për të kryer në vijim krahasimet e nevojshme.

cifti sula
Çifti Suela dhe Sadetin Sula

d.c./shqiptarja.com