Lidhja e Prizrenit, Begaj: Simbol qëndrese dhe sakrifice, mbajti gjallë shpirtin kombëtar të Kosovës

 Lidhja e Prizrenit, Begaj: Simbol qëndrese dhe sakrifice, mbajti gjallë shpirtin kombëtar të Kosovës

Presidenti Bajram Begaj

Simbol të qëndresës dhe sakrificës e ka cilësuar presidenti i vendit Bajram Begaj, lidhjen e Prizrenit, mbajtur më qershor 1878..

Begaj me një postim në rrjetet sociale, ditën e sotme e ka kujtuar këtë ditë si një ngjarje me rëndësi për kombin shqiptar, ndërsa shkrun se kjo lidhje mbajti gjallë shpirtin kombëtar të Kosovës.

Lidhja e Prizrenit shënjon një prej ngjarjeve të para të mëdha të krijimit të vetëdijes sonë kombëtare dhe nisjen e lëvizjes për të bashkuar të gjitha trojet e të gjithë shqiptarët.  Ajo që ndodhi më 10 qershor 1878, ku patriotë nga çdo krahinë e vilajeteve shqiptare deklaruan në një zë se çdo pëllëmbë tokë nga dheu shqiptar do të mbrohet me gjak, ishte një akt sublim që dëshmon fuqinë e një kombi, shpirtin e një populli për të sakrifikuar gjithçka për lirinë dhe identitetin kombëtar. Lidhja e Prizrenit do të mbetet përjetë simbol i kësaj qëndrese e sakrifice dhe do të këtë një vend të lartë në historinë tonë kombëtare Fryma e Lidhjes së Prizrenit shoqëroi kryengritjet para pavarësisë, ajo frymë ishte në Kuvendin e Vlorës dhe po ajo frymë mbajti gjallë shpirtin kombëtar në Kosovë për gati një shekull pushtim serb, derisa solli pavarësinë.  Nderim përjetë patriotëve dhe luftëtarëve të Lidhjes  historike të Prizrenit”, shkruan Begaj.

 

 

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë