SHBA - Një ish-zyrtar i CIA-s tha të mërkurën e kaluar, se afera jashtëmartesore e ish- shefit të CIA-as David Petraeus, ishte vetëm maja e ajsbergut edhe pse komenteve të bëra nga presidenti amerikan Barack Obama në të njëjtën ditë, duke pretenduar se provat nga një hetim nuk mund të kenë impakt negativ në sigurinë kombëtare.

Tre ditë pasi Petraeus dha dorëheqjen nga posti i tij, Presidenti Obama dha një konferencë shtypi dhe lavdëroi Petraeus-n për kontributet e tij që ka dhënë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë në një intervistë eskluzive për China Central Television (CCTV), ish-zyrtari i CIA-s Anthony Shaffer tha se rasti i Petraeus-it është vetëm fillimi pasi ka zyrtarë të tjerë në agjenci që janë të përfshirë në afera jashtëmartesore.

"Janë ish-drejtorë të Agjencisë Qendrore e Inteligjencës të cilët kanë qenë të përfshirë në afera publike dhe jopublike. Personalisht, unë njoh të vetmin drejtor të inteligjencës qendrore, i cili ka pasur një lidhje të gjatë martesore” – tha ai.

Sipas mediave lokale, ishte Zyra Federative e Hetimit (FBI) që zbuloi se Petraeus ka pasur një histori me autobiografen e tij Paula Broadëell. Megjithatë, administrata e Obamës nuk ka kometuar rreth aferës seksuale deri në përfundim të zgjedhjeve.

Petraeus e pranoi që ka pasur një marrëdhënie me Bradëell dhe dha dorhëqjen të premten e kaluar. Flitet që Gjenerali John Alle, komandanti i forcave amerikane në Afganistan, është gjithashtu i përfshirë në skandalin e Petraeus-it.

Ushtria amerikane ka revokuar aksesin për Paula Broadëell-in dhe Jill Kelley-in (vullnetare sociale tek MacDill Air Force Base) që të dyja tashmë në qendër të skandalit seksual.

(L.C/Gre.M/Shqiptarja.com)