Edhe pse Viola kishte deklaruar hapur se ishte në një lidhje dhe ndihej e lumtur, ajo u përpoq që ta mbante të fshehtë identitetin e të dashurit, me justifikimin se nuk ishte person publik. Por, me sa duket, Viola ka pasur një arsye mjaft të fortë. Asgjë nuk dihej për djalin në krah të Violës (përveç ndonjë fotoje të rrallë të publikuar në rrjete sociale) deri në momentin kur një gazetë italiane zbuloi se ai quhet Valentin Selaj, dhe rezulton të jetë një bos i vërtetë kokaine.Lidhja në fshehtësi e Viola Spiros me bosin e kokainës, si la punën për ta ndjekur në Europë
Bashkë me djalin që policia italiane e arrestoi para disa ditësh, në një shkrim të publikuar nga gazeta italiane “La Nazione”, u përfol edhe Viola, si e dashura e tij e bukur nga Shqipëria. Në shkrimin në fjalë u tha se Valentin Selaj ishte “Zoti i drogës” dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Firenze, nëpërmjet Holandës.
Gjatë arrestimit u raportua se bandës iu sekuestruan miliona euro dhe qindra kilogramë kokainë dhe drogëra të tjera. Nga të njëjtat burime u njoftua se vetëm në një javë ata qarkullonin 10 kilogramë kokainë vetëm brenda qytetit të Firenzes. E ishte pikërisht kjo gazetë që, ndër të tjera, botoi edhe lajmin se e dashura seksi e bosit të kokainës është vetë bukuroshja e ekraneve shqiptare, Viola Spiro.
DY VITET E VIOLA SPIROS ME TË DASHURIN QË E MBULONTE ME PARA, SI E BRAKTISI TELEVIZIONIN PËR TË
“Morning nga Monaco!” ishte një nga mbishkrimet që prezantuesja e sportit Viola Spiro bëri pak kohë më parë në Instagram, pasi ndodhej për pushime në Monte Carlo. Edhe pse fotot që postoi ishin të gjitha vetëm, mendohet se në fakt mund të ketë qenë e shoqëruar me të dashurin sekret, pranë të cilin u shpreh se ndihej e lumtur.
Udhëtimin në Monte Carlo ajo e bëri pasi e pamë në qershor në sfilatën e për vitshme të “Geraldina Sposa”. Viola u fotografua në shoqërinë e të dashurit Valentin, historia me të cilin u bë publike në fillim të vitit të kaluar. Ky ishte një nga rastet e rralla kur ish-velina 28-vjeçare e “Fiks Fare” shfaqej në shoqërinë e të dashurit më të ri në moshë në evente publike në Tiranë.
I zgjedhuri i biondes simpatike është një djalë i panjohur, me të cilin Viola krijoi lidhje para dy vitesh gjatë spektaklit “Dance with me”. Që pas këtij spektakli, duket se Viola nuk e kishte më punën në ekran primare. Për gjashtë muaj ajo e braktisi televizionin, për të shoqëruar të dashurin e saj në udhë- timet e tij në Europë. Pas kë- tyre muajve shëtitje në të gjithë botën, ajo u rikthye për t’u shfaqur në një spot publicitar me Amos Zaharinë, Eva Muratin e Jetmir Pjetërnikajn.
Por muajt e shkëputjes nga ekrani të Violës nuk ishin pushim total për bionden simpatike, pasi ajo u komentua më shumë se kurrë në faqet e shtypit rozë për historinë e re të dashurisë me një djalë të panjohur në publik. Viola e bëri të njohur pjesërisht historinë e saj të re, duke postuar foto me partnerin, por gjithmonë duke gjetur një mënyrë për t’ia fshehur fytyrën. Vetë Viola nuk e rrëfeu arsyen pse detyrohej t’ia fshehte portretin të dashurit, me të cilin shijoi një tur të vërtetë gjashtë- mujor aventurash në të gjitha vendet e Europës.
Veshje të shtrenjta, darka luksoze, dhe udhëtime ëndrrash ishin arsyeja pse ajo nuk u shfaq në ekran për gjysmë viti. Çifti, duke qenë se kishin lidhje në distancë, takoheshin më shumë jashtë vendit për të shijuar lidhjen e tyre. Hera e fundit që u fotografuan brenda Shqipërisë ishte te “Trëndafili mistik” te Diella në Lezhë, një lokacion shumë i preferuar së fundi nga çiftet e dashuruar. Ish-velina e “Fiks Fare” mësohet se e nisi këtë histori që kur ishte pjesë e spektaklit “Dance with me”.
Gjatë asaj periudhe në media u aludua edhe për një tërheqje të Violës përgjithmonë nga ekrani, për faktin se i dashuri ndihej xheloz për punën e saj në televizion. Aktualisht Viola punon në TVSH si gazetare sporti, ndërkohë që lajmeve për arrestimin e të dashurit u është përgjigjur me ndonjë foto apo video, duke dëshmuar se jeta për të vazhdon njësoj si më parë. (Marrë nga Panorama)
d.c./shqiptarja.com