Lidhje të reja dhe fat për beqarët, por kujdes buxhetin/ Zbuloni parashikimin e horoskopit

Lidhje të reja dhe fat për beqarët, por kujdes buxhetin/ Zbuloni parashikimin e horoskopit

DASHI
Asnjë planet nuk do ketë ndikim te drejtpërdrejtë tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite kështu qe gjendja do mbetet e mire vetëm nëse kujdeseni si duhet. Beqaret do jene me te çliruar dhe do mund t'i shprehin pafund ndjenjat e tyre. Shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Buxheti do jete delikat kështu qe ne asnjë mënyrë nuk duhet te rrezikoni e\duke shpenzuar kuturu.

DEMI
Dita e sotme ka për te qene shume me e qete për juve qe jeni ne një lidhje. Do i lini pas krahëve problemet qe keni pasur dikur dhe do shihni vetëm drejt se ardhmes. Beqaret do jene me shume fat dhe do bien ne dashuri me te parin qe do ju dale përpara. Financat nuk do jene aspak te këqija, prandaj ju mund ta lëshoni pak me shume dorën duke shpenzuar.

BINJAKET
Do jeni shume autoritare gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe kjo mund te ndeze shpesh debate here pas here. Beqaret do kalojnë momente te paharruara pranë disa personave dhe e gjithë bota do ju marre tjetër kuptim. Emocionet do shtohen here pas here. Ne planin financiar do keni me shume sukses se kurrë ndonjëherë me pare dhe do keni te ardhura edhe për te bere investime afatgjata.

GAFORRJA
Dita e sotme nuk ka për te qene shume e ngrohte për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente mund te gjendeni ne vështirësi dhe do keni probleme serioze me partnerin. Beqaret do jene te pavëmendshëm ndaj personave qe do ju kalojnë pranë dhe nuk do arrijnë as sot te ndryshojnë statusin. Ne planin financiar duhet te merrni masa sa me strikte ne mënyrë qe situata te mos përkeqësohet.

LUANI
Dite intensive dhe e mbushur me alegri ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i rregulloni edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur me partnerin dhe do ndiheni me te qete se me pare. Beqaret duhet te jene me te sinqerte me personat qe do takojnë nëse duan vërtet te fillojnë lidhje afatgjata. Me financat duhet te bëni ekonomi.

VIRGJERESHA
Mos u tregoni posesive sot ju te dashuruarit dhe nga ana tjetër mos hidhni asnjë hap te pamenduar sepse keni për te pasur probleme serioze. Beqaret me mire te mos ndërmerrni sakrifica sot sepse yjet nuk do i kenë aspak ne anën e tyre. Buxheti do vazhdoje te ketë probleme dhe nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te domosdoshme.

PESHORJA
Dite goxha e vështirë do jete kjo e sotmja për juve qe jeni ne një lidhje. Do gjendeni shpesh ne situata te vështira dhe delikate. Beqaret nga ana tjetër do jene gati te bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm për te filluar një lidhje dhe për te mos u ndier vetëm. Financat nuk kane për te qene te jashtëzakonshme, megjithatë me pak përkujdes dhe maturi mund t'ia dilni mbanë.

AKREPI
Asnjë problem nuk do keni ne jetën tuaj ne çift sot. Si ju ashtu edhe partneri do dini si ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Momentet intime do shtohen. Beqaret kane për te pasur një jete te animuar dhe fale prezencës se miqve nuk do e kenë shume te nevojshme për te pasur dike ne krah. Financat do dini gjithë kohës si t'i organizoni dhe gjendja ka për te mbetur e kënaqshme.

SHIGJETARI
Pasioni do jete edhe me i zjarrte gjate kësaj dite për juve qe jeni ne një lidhje. Do qëndroni me shume kohe me partnerin dhe kënaqësitë do jene me te forta. Beqaret nuk do duan te bëjnë ndryshime te statusit kështu qe edhe ftesat qe do iu bëhen ata do i refuzojnë. Ne planin financiar rrethanat nuk do jene te favorshme qe gjendja te përmirësohet kështu qe tregohuni te matur.

BRICJAPI
Do diskutoni gjere e gjate me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do përmirësohet. Do jeni me te hapur për çdo gjë dhe gjerat do vijnë duke u përmirësuar. Edhe beqaret do kenë shume sukses ne dashuri dhe nuk do mbeten me te vetmuar. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme dhe mund te arrini t'i shlyeni te gjitha borxhet.

UJORI
Do jeni shume joshës sot ju te dashuruarit dhe do e bëni partnerin t'ua shprehe akoma edhe me shume ndjenjat. Gjerat mes ju te dyve kane për te ecur edhe me mire nga me pare. Beqaret do jene realiste e te kujdesshëm kështu qe çdo hap do e hedhin te mirëmenduar. Për disa mund te ketë edhe risi. Buxheti nuk do jete i jashtëzakonshëm, por as shume i keq. Mundohuni qe te kryeni shpenzimet me te nevojshme.

PESHQIT
Do jeni magjistare te vërtetë sot ju te dashuruar dhe do e ndryshoni tërësisht gjendjen ne te cilën ndodheshit. Gjithçka mes jush dhe atij qe keni ne krah ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret do kalojnë momente shume te bukura edhe pse jo te gjithë do takojnë personin ideal. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë sa me pak rreziqe te ndërmerrni aq me mire do jete.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve