Dashi
Hëna dhe Dielli do e bëjnë ditën e sotme akoma më të bukur. Do keni energji pafund dhe çdo moment do jetë më fantastik. Nëse jeni në një lidhje do keni vetëm momente të lumtura dhe të begata. Shfrytëzojeni çdo sekonde sepse gjërat nuk kanë për të qene gjithmonë kështu.
Demi
Gjatë kësaj dite do jeni më të duruar e më të logjikshëm prandaj çdo gjë do ju ecë më së miri. Nëse keni një lidhje do i sqaroni të gjitha problemet që ju kishin dalë me partnerin dhe do ndiheni disi më të qetë. Në punë do i bëni ballë frikës dhe do guxoni të hidhni hapa që as vete nuk i kishit menduar ndonjëherë.
Binjakët
Asgjë dhe askush nuk do mund t’iu influencojë gjatë kësaj dite. Do keni mendjen tuaj dhe do ecni sipas planeve që keni bërë në kokë. Ju të dashuruarit do jeni tej mase kokëfortë dhe nuk do pranoni në asnjë mënyrë t’i hapni rrugë atij që keni ne krah. Marrëdhënia mes jush do lërë shumë për të dëshiruar.
Gaforrja
Mendja juaj do jetë e mbushur me ide negative sot dhe në disa momente do doni të ndryshoni çdo gjë. Për ju që keni një lidhje, jo vetëm që asgjë nuk do ecë mirë, por mund të mendoni edhe për ndonjë ndarje të mundshme. Ju beqarët do pranoni te keni njohje e të dilni nëpër takime, por nuk do arrini dot të fiksohen pas dikujt e të filloni një lidhje.
Luani
Merrini gjërat sa më shtruar sot dhe mos kërkoni me ngulm vëmendje nga të tjerët. Ju të dashuruarit do i keni planetët kundër gjatë kësaj dite kështu që duhet të bëni të pamundurën që ta ruani vetë qetësinë dhe qëndrueshmërinë. Ju beqarët do përjetoni ndjesi shumë të forta atëherë kur nuk do e prisni.
Virgjëresha
Ditë shumë e thjeshtë do jetë kjo e sotmja. Do ju duket sikur të gjithë ju duan dhe do ndiheni shumë të qetë. Nëse keni një lidhje çdo gjë do ju ecë si keni dashur. Pa u munduar aspak, do arrini ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Ju beqarët do kaloni goxha peripeci, por në fund do arrini ta bëni për vete një person që do ua mbushë zemrën me gëzim.
Peshorja
Hëna do e ndriçojë jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe do e bëjë atë shumë më të bukur. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja do jetë një dite pa asnjë re. Do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që doni dhe do e keni më të lehtë t’i shprehni ndjenjat. Ju beqarët do filloni menjëherë një lidhje pasionante dhe të jashtëzakonshme e cila do iu bëjë të përjetoni kënaqësi pafund.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do jeni gjenialë dhe të paarritshëm. Çdo gjë që keni dashur do mund ta arrini pa shumë mundim. Fale Venusit, jeta juaj në çift nuk do jetë aspak e trishtuar. Në pjesën më të madhe të kohës ju do bëni çdo gjë sipas dëshirës tuaj dhe emocionet do shumëfishohen. Ju që jeni ende vetëm do keni dashuri me shikim të pare në momentin që më pak e prisni.
Shigjetari
Saturni do i japë shkëlqim jetës tuaj sot. Nga ana tjetër do jeni të disiplinuar dhe nuk do veproni pa logjikë. Ju që keni një lidhje do kaloni momente të këndshme me partnerin tuaj dhe do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Çdo çast ka për të qenë ashtu si e keni ëndërruar.
Bricjapi
Planetët do ju bëjnë me humor të mirë sot dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për ta zbukuruar ditën. Nëse keni një lidhje shtyjini për pak me vone angazhimet profesionale sepse partneri do ketë me te vërtetë shumë nevojë për mbështetjen dhe ngrohtësinë tuaj.
Ujori
Gjatë kësaj dite do i merrni gjërat më shtruar dhe nuk do mendoni të veproni me nxitim. Nëse keni një lidhje do jeni mjaft të ngrohte, të dashur dhe të respektueshëm me partnerin tuaj. Marrëdhënia në çift do jetë e jashtëzakonshme dhe të gjithë do ju kenë zili.
Peshqit
Gjatë kësaj dite nuk do keni probleme serioze megjithatë jo gjithçka ka për të qenë e lehtë. Për ju të dashuruarit nuk do ecin gjërat si i kishit menduar. Nuk do arrini dot t’i shprehni sa duhet ndjenjat kundrejt partnerit dhe ai mund të keqkuptohet për këtë gjë.