Lidhje të reja, por princi i kaltër...mos e teproni me xhelozinë! Lexoni shenjat me fat të horoskopit

Lidhje të reja, por princi i kaltër...mos e teproni me xhelozinë! Lexoni shenjat me fat të horoskopit

Dashi
Ndikimi i Neptunit do sjelle shume turbullira sot ne jetën tuaj sentimentale. Ka rrezik qe disa te kalojnë një krize te vështirë. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin ftesa pa fund për te filluar lidhje serioze. Mendohuni mire para se te jepni çfarëdo lloj përgjigjeje. Ne planin financiar nuk duhet te kryeni investime te tejskajshme sepse gjendja nuk është aq e qëndrueshme.

Demi
Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pasioni do ndizet furishëm dhe gjendja do vije duke u përmirësuar. Beqaret do e kenë te pamundur edhe sot ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Sektori i financave do lere shume për te dëshiruar. Mundohuni te ulni çdo lloj shpenzimi nëse nuk doni qe te ngeleni pa asnjë para me pas.

Binjaket
Mbajini premtimet qe i keni bere partnerit tuaj gjate kësaj dite nëse doni qe marrëdhënia ne çift te jete sa me e mire. Beqaret nuk do ndihen gati për te filluar një histori dashurie edhe pse rastet do i kenë te shumta. Do pendoheni ne fakt, por do jete vone. Ne planin financiar gjithçka do varet nga mënyra sesi ju do silleni. Po e tepruat me shpenzimet do keni vështirësi.

Gaforrja
Dite shume e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni çaste te bukura me atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sesa te rrezikojnë duke krijuar lidhje te paqena. Financat duhet t’i mbani me çdo kusht te stabilizuara. Nëse gjendja pëson ndonjë tronditje te vogël mund te ketë probleme serioze me vone.

Luani
Pasioni ne çift do jete i zjarrte gjate gjithë kësaj dite. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi te papërshkrueshme. Shpesh do ju duket sikur jeni ne një ëndërr nga e cila nuk do doni te zgjoheni. Beqaret do ndihen me te vetmuar se kurrë sepse mundësitë për takime do ju mungojnë tërësisht. Ne planin financiar do përballeni me surpriza te njëpasnjëshme. familjaret do ju ndihmojnë mjaft.

Virgjeresha
Nëse ndiheni te lumtur pranë personin qe keni ne krah, mos ngurroni te hidhni edhe ndonjë hap me tej. Do i bëni mire vetes dhe atij qe keni ne krah. Beqaret nuk duhet kurrsesi t’iu besojnë te gjithë personave qe do i joshin sepse mund te përballen me zhgënjime te mëdha. Ne planin financiar situata nuk do jete aspak ashtu si ju e kishit ëndërruar. Kujdes me çdo shpenzim.

Peshorja
Yjet do e mbrojnë gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift. Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje, mund te mendoni për diçka me serioze, ndërsa nëse jeni te martuar mund te planifikoni një fëmijë. Beqaret do kalojnë një dite te bukur edhe pse jo te mbudhur me takime. Situata financiare do jene e vështirë. Menaxhojini me kujdes te ardhurat qe keni.

Akrepi
Shtojini dozat e fantazisë sot ne jetën tuaj ne çift nëse doni te mbani zgjuar pasionin. Një darke romantike, me qirinj do ishte një ide fantastike. Beqaret për shkak se nuk do dëshirojnë ta humbin pavarësinë qe kane, nuk do tentojnë as te njihen me persona te rinj. Te ardhurat do kenë disa përmirësime. Vazhdoni te tregoheni sa me vigjilente dhe te kujdesshëm.

Shigjetari
Një ambient i ngrohte do i rrethoje gjate gjithë ditës çiftet. Do e kuptoni shume mire njeri-tjetrin dhe do dashuroheni ne mënyrë pasionante. Për beqaret, klima yjore do jete e kontrastuar. Do hezitoni t’i pranoni ftesat qe do iu bëhen. Financat mund te përmirësohen ndjeshëm nëse kryeni disa investime te domosdoshme dhe te rëndësishme.

Bricjapi
Çdo gjë do shkoje me se miri sot ndërmjet jush dhe partnerit tuaj. Megjithatë mire do ishte t’i merrnit gjerat shtruar dhe te mos nxitoheni për asgjë. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te fillojnë një lidhje, por takimi me një person te veçante do i beje te ndryshojnë mendim. Financat nuk do jene shume te qëndrueshme. Tregohuni sa me te matur nëse nuk doni probleme.

Ujori
Nëse nuk e teproni me xhelozinë gjate kësaj dite gjerat do shkojnë mire me partnerin tuaj. Mos iu besoni te tjerëve, por bëni gjithçka ashtu si ta mendoni dhe ta ndjeni. Plutoni do i ndihmoje beqaret te takojnë personin e ëndrrave. Me financat do keni goxha probleme, por nëse tregoheni te matur me shpenzimet dhe nëse i menaxhoni me kujdes te ardhurat mund t’ia dilni.

Peshqit
Xhelozia do ju prishe shume pune juve qe jeni ne një lidhje. Nuk do i keni aspak besim partnerin dhe do debatoni ne çdo moment. Beqaret ende nuk do ndihen gati për te filluar një lidhje. Do humbasin mundësi te shkëlqyera te cilat nuk do vijnë me. Ne planin financiar do jeni me më shume fat se kurrë me pare dhe gjendja do vije duke u përmirësuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës