Lieberman: Izraeli është një aktor kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman theksoi sot se Izraeli ishte një aktor kryesor në rindërtimin e Rripit të Gazës, edhe pse vendi i tij nuk ishte ftuar në konferencën e donatorëve në Kajro.

"Gaza nuk mund të rindërtohet pa bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e Izraelit", deklaroi ministri në një intervistë për rrjetin informativ "Ynet".

Izraeli, që ka vendosur një bllokadë në Rripin e Gazës që prej vitit 2006, mund të pengojë ose të lehtësojë transferimin e ndihmës që do të zhbllokohet për rindërtimin e Rripit të Gazës duke lejuar ose jo transferimin e materialeve të ndërtimit apo fondeve drejt enklavës palestineze.

Autoritetet izraelite kërkojnë garanci që kjo ndihmë ndërkombëtare nuk do të përdoret për qëllime ushtarake nga lëvizja islamike e Hamasit, që kontrollon enklavën.

Avigdor Lieberman theksoi se mirëpriste çdo gjë që ka të bëjë me rindërtimin e infrastrukturave civile të Rripit të Gazës.

Autoriteti palestinez paraqiti një projet për rindërtimin e Rripit të Gazës për një shumë prej katër miliardë dollarësh, pjesa më e madhe e së cilës është parashikuar për ndërtimin e banesave, pas konfliktit që shkaktoi 2 200 tp vdekur palestinezë dhe 73 izraelitë.

ATSH

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin