/ATSH-AFP/. - Sulmuesi francez, Karim Benzema, i cili nuk eshte rikuperuar nga demtimi i pesuar ne kofshe, perfundimisht do te jete i padisponueshem per ndeshjen e Real Madrid ne fushen e Paris SG te merkuren ne Ligen e Kampioneve, beri te ditur klubi madrilen.
Benzema, i cili shpresonte shume ne nje rikuperim me te shpejte, i shtohet keshtu listes se te demtuarve te tjere ne radhet e Real: Gareth Bale, Dani Carvajal, Pepe dhe James Rodriguez, te cilet nuk figurojne ne grupin e 19 lojtareve te grumbulluar nga trajneri Rafael Benitez.
Nderkohe, te demtuarit e tjere, mbrojtesi dhe kapiteni Sergio Ramos dhe mesfushori Luka Modric figurojne ne grupin qe do te luaje te merkuren ne Parc des Princes per grupin A.