Liga e Kombeve, ja sa para përfiton Shqipëria

Liga e Kombeve, ja sa para përfiton Shqipëria

Foto ilustruese

Tre pikë dhe menjëherë në krye të grupit, Shqipëria ka bërë një start të mbarë në “Elbasan Arena” kundër Izraelit, ndërsa sot do të përballet me Skocinë në Glasgow. Një përballje e fortë, teksa favoritë në letër duken ishullorët. Megjithatë, aspak frikë për kuqezinjtë që tashmë iu duhet vetëm të mos humbasin që të shtojnë shpresat për të siguruar kualifikimin.

Liga e Kombeve natyrisht që është një shans më shumë për Shqipërinë që të kualifikohet në Kampionatin Europian të vitit 2020, ndërkohë që është dhe një arsye e mirë për të përfituar disa para ekstra. Bëhet fjalë në rast se del në krye të grupit.

Aktualisht Shqipëria ka arkëtuar 750 mijë euro si pjesëmarrëse, ndërsa si fituese në bazë të skemës pritet që të shpërblehet dhe me 750 mijë euro të tjera, pra totali do të jetë 1.5 milion euro. Ndarja e tarifave është bërë në bazë të grupeve dhe vështirësisë, ku skuadrat që ndodhen në grupet A dhe B kanë përfitime më të mëdha, ndërkohë që ato që ndodhen në Grupin D, natyrisht që do të kenë shpërblim më të ulët. EDS

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë