Liga e Kombeve, Memushaj –Balaj: Izraeli na njeh mirë, por duam vendin e parë në grup
Në prag të ndeshjes së parë të kombëtares përballë Izraelit, Ledian Memushaj dhe Bekim Balaj u shprehën me nota optimiste për një rezultat pozitiv. Përballja me Izraelin në fokusin e dy futbollistëve të këtij ekipi mbetet një sfidë e vështirë, por f
Në prag të ndeshjes së parë të kombëtares përballë Izraelit, Ledian Memushaj dhe Bekim Balaj u shprehën me nota optimiste për një rezultat pozitiv. Përballja me Izraelin në fokusin e dy futbollistëve të këtij ekipi mbetet një sfidë e vështirë, por forca e grupit të kësaj skuadre mbetet një armë shumë e fortë.
Sulmuesi shkodran për këtë sfidë të së premtes deklaroi: “Mendoj se e njohim mirë kundërshtarin e radhës. Ata e dinë forcën tonë, por edhe ne të tyren. Objektivi ynë është i vendi i pare në grup. Si Izraeli, si ne, ashtu edhe Skocia do të luftojmë për këtë vend, por kjo vendoset në fushën e lojës. Duhet të harmonizohemi mirë dhe ta gjejmë golin në mënyrë më të mirë. Shpresoj të jem pjesë e formacionit kuqezi dhe të jap më të mirën për kombëtaren. Por, mbetet për t’u parë në fushë, se çfarë zgjidhjesh do të bëjë trajneri. Fakti që janë dy sulmues shkodranë në ekipin kombëtar, për mua është diçka mjaft e mirë. Për të tjerat mendon dhe vendos vetëm trajneri. Përveç raportit personal që kam me Roshin dhe Sadikun, mungesa e atyre ndihet dhe u uroj shërim të shpejtë që të dyve”,- theksoi Balaj, që në këtë grumbullim për këto dy ndeshje është pa shokun e tij të skuadrës, Odise Roshi, i cili është dëmtuar dhe operuar përpara pak ditësh.
Nga ana tjetër, mesfushori kuqezi Ledian Memushaj për këtë ndeshje theksoi: “Do të jetë një ndeshje më e vështirë se sa ajo në Izrael. Ne do duhet të luajmë më shumë në sulm, ata duhet të mbrohen. Tashmë në skuadër ka shumë djem të rinj që janë edhe më të fortë. Sidoqoftë mendoj se nuk duhet parë mosha, duhet të shikojmë kualitetin dhe formën. Gjëja më e rëndësishme është të shikojmë momentin. Kombëtarja më ka munguar shumë. Skuadrës nuk i duhet vetëm Ledjani, por grupi. Shqipërisë i duhen të gjithë, sepse ky ekip varet nga grupi. Më vjen keq që nuk është Roshi dhe Sadiku, janë shumë të rëndësishëm, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj”. Grupi është i plotë, dhe për momentin nuk ka probleme fizike, apo dëmtimesh.
Shqipëria merr pjesë në Ligën C të Ligës së Kombeve, ku shorti e vuri në një grup me Skocinë dhe Izraelin. Kuqezinjtë do të debutojnë më 7 Shtator të këtij viti në Shqipëri, përballë Izraelit, ndërsa 3 ditë më vonë do të udhëtojnë në Skoci. Në 14 Tetor kuqezinjtë do të udhëtojnë në Izrael, ndërsa më 17 Nëntor do të luajnë ndeshjen e fundit, atë me Skocinë në Shqipëri.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27.1%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.3%
Vota total: 1231
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bekim Balaj fiton Topin e Artë dhe Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja arbitri i vitit, Berat Gjimshiti lojtari më i mirë i Kombëtares
27 Janar, 20:22
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton
5 Dhjetor 2024, 11:40
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor 2024, 19:48
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor 2024, 14:06
-
Shorti i Ligës së Kombeve, Kosova kërkon Ligën B kundër Islandës! Në çerekfinale Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë
22 Nëntor 2024, 12:21
-
'Sylvinho la për të dëshiruar, Kombëtarja ekip mendjemadh', Ditmar Bicaj për Report TV: Duhen emra të rinj, disave ua veshim fanellën me zor
21 Nëntor 2024, 13:10
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor 2024, 19:54
-
Shorti më 22 nëntor, skuadrat çerekfinaliste dhe verdiktet e plota në Ligën e Kombeve
20 Nëntor 2024, 17:44
-
Dështimi në Ligën e Kombeve dhe formacioni, përplasje në Kombëtare! Kapiten Ismajli e Uzuni dalin publikisht kundër Sylvinhos
20 Nëntor 2024, 16:43
-
Zyrtare/ UEFA me dorë të fortë, Kosova humbet 3-0 ndeshjen e braktisur në Bukuresht për racizëm! Rumania gjobë 128 mijë euro dhe një sfidë pa tifozë! FFK: E apelojmë në CAS
20 Nëntor 2024, 15:12
-
'Bëme regres në Ligën e Kombeve, s'e kuptoj pse Sylvinho nuk ndryshon?!' Rraklli kritika për trajnerin: Po s'shënove nuk shkohet në Botëror
20 Nëntor 2024, 14:18