Liga e Kombeve/ Sylvinho me grup të plotë, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e tretë para Ukrainës (FOTO)
Kombëtarja në stërvitjen e fundit
TIRANË - Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore këtë të mërkurë në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e para në Grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës (7 shtator, stadiumi “Epet Arena” Pragë, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (10 shtator, stadiumi “Air Albania”, ora 20:45).
Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Me grupin u stërvit edhe mbrojtësi Enea Mihaj, i cili mbërriti i fundit në grumbullim.
Si zakonisht, seanca stërvitore nisi me punën në palestër e më pas trajneri Sylvinho së bashku me ekipin zbritën në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike. Tekniku kuqezi punoi edhe taktikisht me skuadrën. Seanca stërvitore zgjati reth 1 orë e 30 minuta dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike.
Seancën stërvitore të Kombëtares e ndoqi nga afër edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në prag të nisjes së stërvitjes takoi nga afër trajnerin, stafin teknik dhe lojtarët, duke i uruar suksese në rrugëtimin e ri në Nations League.
Kombëtarja do të niset nesër drej Pragës, ndërsa të premten kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Ukrainën, që do të luhet të shtunën më 7 shtator, në orën 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë.
S.Dh/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë! Djali ndodhet në intubim
24 Nëntor, 09:20
-
'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025
24 Nëntor, 07:20
-
Superliga/ Vllaznia fitore dramatike 2-1 kundër Teutës për kreun e Superligës! Në Korçë barazim 2-2 mes Skënderbeut dhe Dinamos
23 Nëntor, 19:13
-
Rikthehet 'Parada Shqiptare' më 28 Nëntor në Tiranë! 300 grupe artistike nga Diaspora do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar
23 Nëntor, 15:48
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Policia i ‘kap mat’ në tavolinën e pokerit, 29 të arrestuar në Tiranë! 1 në kërkim, sekuestrohen para (EMRAT)
23 Nëntor, 09:43
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor, 21:19
-
Tiranë/ Policia po zhvillon operacion kundër lojërave të fatit, kapen disa persona
22 Nëntor, 21:19
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor, 21:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor, 20:30