Liga Profesioniste qëndron stoike: Superliga nuk nis pa plotësimin e kërkesave, sot skuadrat zbresin sërish në fushë

Liga Profesioniste qëndron stoike: Superliga nuk nis pa plotësimin e kërkesave, sot skuadrat zbresin sërish në fushë

Prej pak ditësh Liga Profesioniste i ka dorëzuar qeverisë relacionin me katër kërkesat financiare për të ndalur bojkotin, por pavarësisht kësaj kampionati nuk ka ende gjasë për të nisur. Kjo pasi së fundmi Liga Profesioniste ka bërë me dije se bojkoti do të jetë në fuqi deri në plotësimin e katër kërkesave, ndërsa ka informuar se edhe këtë javë, ashtu si ajo e kaluara, skuadrat do të zbresin në fushë, por thjeshtë që kapitenët të lexojnë deklaratat e tyre.

Liga Profesioniste e Futbollit bën me dije se në vijim të vendimit të marrë në mënyrë unanime nga klubet e Kategorisë Superiore bojkoti qëndron në fuqi dhe skuadrat do të vazhdojnë të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave drejtuar qeverisë.

Sipas vendimit të marrë edhe në mbledhjen e fundit të Ligës, ditën e shtunë skuadrat e Apolonisë dhe Kastriotit kanë dalë në fushën e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit dhe i janë drejtuar qeverisë me një mesazh të lexuar nga kapitenët e të dy skuadrave. Më pas skuadrat janë kthyer në dhomat e zhveshjeve.

Protesta do të vijojë në të njëjtën formë edhe të dielën me katër çiftet e tjera të javës së tretë të Kategorisë Superiore sipas kalendarit, më konkretisht Teuta - Kukësi, Vllaznia - Tirana, Bylis - Skënderbeu dhe Partizani - Laçi.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë