Ligatinat, Koka: Duhet përdorim
të matur të këtyre pasurive

Ligatinat, Koka: Duhet përdorim<br />të matur të këtyre pasurive
TIRANË- Në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave, Ministria e  Mjedisit dhe ajo e Bujqësisë mbajtën një konferencë të përbashkët për menaxhim më efektiv të ligatinave.
 
Ata theksuan se është e nevojshme një ndërhyrje emergjente për të parandalaur shkatërrimin e pasurive natyrore të  ligatinave, që mbështeten edhe nga Konventa e AMSA-it.
 
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në fjalën e tij theksoi se Shqipëria është vendi i  potencialve të mëdha natyrore, por menaxhmi është ai që çalon. Për këtë, Koka tha se do të ngrihen dy agjensi të posaçme për mbrojtjen e pasurive kombëtare.

Ndërsa ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond, Edmond Panariti, vuri theksin tek sheklja e standarteve ekologjike dhe prishja e ekuilibrave natyrore. Ai u shpreh se Shqipëria ka një rrjet të madh liganitor, që përbën 70 për qind të pasurisë së biodiversiteti. 

“Shqipëria është një vend i bekuar se pse zotëron një rrjet ligatinor të pa shoq që shtrihet nga veriu në jug. Mbartin 70% të pasurisë sonë të biodiversitetit. Përgjegjësi jona e përbashkët për ta menaxhuar në mënyrë të mençur. Që në fillim të mandatit tim kam pasur në fokus rishikimin e procesit në tërësi të rrjetit ligatinor. Po shkelen rëndë standardet kriteret ekologjike të biodiversitetit", tha Panariti. 
 
Deputeti socialit, Besnik Bare, specialist në çështjet e mjedisit,  tha se mbi përdorimi I këtyre pasurive është një problem global, por ajo çka vihet në Shqipëri, është mungesa e bashëkëpunimit midis grupeve të ndryshme të interesit.
 
“Ne ende si shtet, si komunitet, nuk kemi arritur atë perofomancqë koha kërkon, që shqetësimet ti adresojmë në mënyrë bashkëpunuese, koperimi ndërmjet grupeve të interesit”, tha Bare.
 
"Është fakt që, impaktet e këtyre degradimeve sjellin kufizime ekonomike, humbje të diversitet etj. Vetë ligatinat janë një habitat, një streh e shumë specieve”, u shpreh ai.
 
“Ne operojmë secili në kokë të vetë, ne nuk bashkpunojmë, ne nuk kemi politika reale që zbatohen” vijoi Bare. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës