Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sulmuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Shkak për këtë është bërë ligji për mbrojtjen e kafshëve, i kërkuar nga Tahiri, pas një videoje të tmerrshme që bëri bujë në media dhe në rrjetet sociale, ku një djalë shfaqej duke dhunuar barbarisht një qen.

Noka e quan këtë cinizëm pa kufij, duke shtuar se ai që së bashku me ustain e tij ushqeu krimin duke çuar për dhjam qeni qindra jetë shqiptarësh dhe që e ktheu Shqipërinë në kasaphanë njerëzore sot po inicion një ligj të tillë.

“Eh ku ka perfunduar ky vend....Ai qe se bashku me ustain e tij ushqeu krimin duke çuar per dhjam qeni qindra jete shqiptaresh dhe qe e ktheu Shqiperine ne kasaphane njerezore sot po na inicion ligj per mbrojtjen e kafsheve... Cinizem pa kufij...”, shkruan Noka. 

noka fb
(Postimi i deputetit Flamur Noka në Facebook)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com