Ligjet, Berisha:Nesër afati i fundit
Rama: S'ka BE me keqqeverisje

Ligjet, Berisha:Nesër afati i fundit<br />Rama: S'ka BE me keqqeverisje
TIRANE- Në mbledhjen e sotme të qeverisë Kryeministri Berisha i përsëriti  apelin kundërshtarit politik të votojë 3 pr/ligjet nesër në Kuvend, i cili është dhe afati i fundit.  “Nesër është data e fundit kru në përputhje me detyrimet kushtetuese e kontraktuale që ka me BE, Parlamenti duhet të votojë 3 ligje të kërkuara në mënyrë të qartë e kristaltë nga Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle më 10 tetor. Duhet të votojmë këto 3 ligje që janë në Parlament, brenda datës 20 nëntor”- tha Berisha. Menjëherë pas tij reagoi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama duke deklaruar se është i gatshëm t’i votojë ato nëse opozita trajtohet në mënyrë të barabartë me mazhorancën në foltoren e Kuvendit

BERISHA: MOS PENGO INTEGRIMIN

“Nuk mund të lidhet cështja e statusit të këshilltareve të qarkut me interesin kombëtarë të votimit të ligjit për Gjykatën e Lartë, votimit të rregullores së parlamentit të amenduar ashtu siç e pranoi vetë”- tha Berisha.

Sipas kryeministrit mosvotimi i ligjeve po dërgon një mesazh negativ në Bruksel duke e përcjellë situatën si “absurde dhe të pakuptimtë”
“Mos votimi ka sot jehonën më negative. Bregu ishte në një takim të rëndëndësishëm në BE dhe një nga parlamentarët i tha tekstualisht: Si ju shqiptarët nuk është askush. Në asnjë vend kurrë nuk ndodh të mos votoni atë që kërkoni....Është një situatë absurd e pakuptimtë”- tha Berisha.

Sipas kryeministrit mosvotimi i ligjeve po dërgon një mesazh negativ në Bruksel duke e përcjellë situatën si “absurde dhe të pakuptimtë”
“Mos votimi ka sot jehonën më negative. Bregu ishte në një takim të rëndëndësishëm në BE dhe një nga parlamentarët i tha tekstualisht: Si ju Shqiptarët nuk është askush. Në asnjë vend kurrë nuk ndodh të mos votoni atë që kërkoni....Është një situatë absurde e pakuptimtë”- tha Berisha.

Sipas tij Rama nëpërmjet ftesës për tryezë kërkon të hedhë hi syve të qytetarëve.”Ka dy muaj që i them sill cdo amendim të votojmë , dje propozon të takohemi thotë. Të mblidhemi në tryeze e mendon se në kërtë mënyrë i hedh hi syve qytetarëvë të thjeshtë”

RAMA: ZGJIDHJE SA JEMI NE KOHE, POR INTEGRIMIN E PENGON KEQQEVERISJA

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama pas apelit të kryeministrit nga mbledhja e qeverisë për votimin e ligjeve në parlament që mbajnë peng integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, deklaroi se është i gatshëm t’i votojë ato nëse opozita trajtohet në mënyrë të barabartë me mazhorancën në foltoren e Kuvendit. Ai u shpreh i gatshëm që në këtë pak kohë të mbetur të punohet për zgjidhje të situatave, por theksoi se në radhë të parë duhet dakordësi “që vendimet e gjykatës janë për zbatim dhe jo për diskutim.”, duke iu referuar ngërçit me qarkun e Fierit.  Nëpërmjet një deklarate për mediat nga selia rozë, kryesocialisti u shpreh: “Ne jemi gati ta votojmë edhe nesër Rregulloren e e, vetëm nëse pranohet varianti i propozuar, trajtim i barabartë mes qeverisë dhe opozitës në foltoren e kuvedit që do të thotë e drejtë replike sa herë që kryeministri merr fjalën.”
Duke sqaruar opinionin publik në lidhje me këtë çështje, Rama nënvizoi faktin që nuk janë 3 ligje, por 2 ligje dhe një rregullore e Parlamentit të cilat priten të votohen. Por sipas kryesocialistit Rama, nuk janë këto ligje ato që mbajnë peng integrimin drejt Bashkimit Evropian, por keqqeverisja.
“Janë dy ligje dhe një rregullore e parlamenti, s’janë 3 ligje. Shqiptarët s’mund të gënjehen kaq lehtë se këto janë pengesat reale. Ndërkombëtarët kanë reserva ndaj Shqipërisë që nuk ka dhënë ende asnjë provë bindëse në luftën kundër korrupsionit, zgjedhjeve të lira etj. Këto problem janë të shkaktuara nga keqqeverisja dhe jo nga opozita.”, theksoi Rama nga selia rozë.

Në mbledhjen e sotme qeverisë Kryeministri deklaroi hapur se nuk do t'i përgjigjej ftesës së Ramës për të zgjidhur çështjen për Këshillin e Qarkut të Fierit pasi nuk do të ulej në tryezë për vendime gjykatash por vetëm për ligjet. Nga ana tjetër Rama u përgjigj se Berisha nuk ulej në tryezë pasi ka frikë të ballafaqohet.
Ketu keni debatin e plote Berisha- Rama për Fieri
 
(sg/gre.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë