Ligjet, drafti i SHIU-t kalon vetëm
me votat e mazhorancës

TIRANE - Është shoqëruar me debate dhe votim të njëanshëm mbledhja e Komisionit të Ligjeve në të cilin u diskutua drafti për agjencinë e inteligjencës së mbrojtjes ose siç njihet ndryshe SHIU. Ligjvënësit e opozitës u ndalën tek kriteret e caktimit të drejtorit duke deklaruar se rregullat e ligjit nuk mund të miratohen nga kryeministri Sali Berisha. Deputetja e PS-së Vasilika Hysi tha se një person që ka pasur probleme me ligjin nuk mund të vihet në krye të kësaj strukture.

“Ju pranoni që një drejtor i shërbimit të inteligjencës në ushtri që ka marrë kompetenca më shumë se çdo lloj shërbimi tjetër më këtë të ligj të pranojë të ketë integritet, të kemi ne besim tek ai për gjëra më të rëndësishme si integriteti territorial i rendit kushtetues. Më vjen shumë keq që në nenin 8 thuhet se Ministri i Mbrojtjes nuk informon në Kuvend, thua ti se po informon për rutinën e tij të përditshme kur Ministri i Mbrojtjes nuk informon për vjedhjet e pasurisë dhe pronat e ushtrisë”, tha deputetja Hysi.

Deputetja tjetër socialiste Ermonela Felaj tha se kjo nismë ligjvënëse vjen pas një sërë faktesh të publikuara nga televizioni A1 Report dhe "Shqiptarja.com". Investigime që detyruan drejtorin e SHIU-t Ylli Zyla të jepte dorëheqjen.

Kreu i komisioni të ligjeve Ilir Rusmajli, votën kundër të opozitës e argumentoi me pretendimin se nuk duan zhvillimin e Shërbimit Informativ Ushtarak.

“Dikush nga kolegët është kundër projektligjit sepse është kundër eksperiencës së deritanishme të SHIU-t. Dhe nuk pranon që SHIU të ndryshojë edhe pse është kundër eksperiencës së deritanishme të SHIU-t. Nuk do që SHIU të zhvillohet, të ketë jetën e vet edhe pse nuk do ta shohë me sy këtë organizëm”, tha Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli.

Deputeti demokrat Fatos Hoxha kërkoi shtyrjen e mbledhjes por Rusmajli e hodhi poshtë propozimin e tij.

Edhe në këtë mbledhje nuk munguan debatet mes deputetëve Damian Gjiknuri dhe Ilir Rusmajli.

“Të marrin edhe opinionet e ekspertëve dhe të jemi të qetë që të ushtrojmë atë detyrë që ka i zgjedhuri i popullit për të ushtruar, kontrollin ndaj ekzekutivit, ndryshe ne bëhemi eunukë i vëmë vulë atyre që bën qeveria dhe na ndodhin ato skandale që na kanë ndodhur vazhdimisht”, u shpreh Gjiknuri.

Nga ana e tij, Rusmajli u shpreh: “Dakort more eunukë të qeverisë, krahasove qeverinë me sulltanin po ti çfarë je në këtë lloj historie, se i bie që ti të jesh haremi dhe unë nuk të dua për harem, por të kem bashkë në komision për politikan dhe ligjvënës, po jo anëtar haremi se haremi nuk është për ne prandaj mos devijo fatin destinacionin dhe qëllimin që ke ardh në këtë jetë”.

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë