Presidenti Nishani pritet që t’i mos i dekretoi tri ligjet e ushtrisë. Paketa e reformës për Forcat e Armatosura e cila është miratuar në Kuvend ka vajtur për tu dekretuar tek presidenti Nishani por kanë mbetur pa u firmosur nga kreu i shtetit. Burime nga presidenca bënë me dije se Nishani do t’i rikthejë për rivotim tri ligjet e ushtrisë të cilat do të hasin edhe debatin e radhës në Kuvend. Konkretisht të enjten e datës 26 qershor Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës dy ligjet e ushtrisë, “Për autoritetet e drejtimit të Forcave të Armatosura” si edhe ligji “Për Agjencisë e Inteligjencës të Sigurisë së Mbrojtjes” ku opozita nuk ishte e pranishme pasi kishte bojkotuar aktivitetin parlamentar. Kësisoj me risjellën e tyre në Kuvend do të bëhet një debat nga e para përsa i përket këtyre dy ligjeve pasi opozita nuk ka dhënë qëndrimin e saj në Kuvend.
Ligji tjetër, ai “Për karrierën në Forcat e Armatosura” është miratuar një Kuvend dhe është në limitet e kohës lë ligjshme për tu dekretuar. Konkretisht në seancën e datës 12 qershor Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës këtë ligj ku PD-ja ishte kundër. Edhe ky ligj do të dërgohet sërish në Kuvend pasi Nishani nuk do ta dekretojë këtë ligj, kësisoj edhe për këtë draft debati do të ribëhet.
Por veprimet e Nishanit për këto tri ligje edhe mund të përshkallëzohen me një padi në Gjykatën Kushtetuese pasi ai ashtu si Partia Demokratike i ka cilësuar ato si anti-kushtetuese ku cenohet autoriteti i Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Kësisoj Nishani mund të depozitojë një padi në Kushtetuese për këto tri ligje të cilat do të ta ndërlikonin edhe më shumë marrëdhënien ndërmjet mazhorancës dhe presidencës.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA