Drafti me gjithë propozimet e PS-së për qasjen ndaj këtyre ligjeve i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
Deputeti PS tha se „qëllimi i Partisë Socialiste nuk është shtimi formal i ligjeve, por një reform tërësore me ekspertizë vendase dhe ndërkombëtare.
Një vëmendje të madhe i është kushtuar reformës në drejtësi, e cila “ka shumë problem” tha Xhafaj, duke nënvizuar “çlirimin e institucioneve nga kthetrat e pushtetit".
Dy ditë më parë, kryetari socialist, Edi Rama në mbledhjen e grupit të tij parlamentar bëri të ditur se PS do të paraqesë një axhendë të detajuar në Kuvend për miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar
(s.g.shqiptarja.com)